Blushi: Nuk kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 15:08 24-02-2015 Blushi: Nuk kandidoj për Bashkinë e Tiranës Ben Blushi

Ben Blushi nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Kjo gjë është pohuar nga vetë ai, kur i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do ishte në garë për Tiranën.

“Nuk jam në garë për Tiranën. Mendoj se Rama duhet të konsultohet me grupin e PS-së për kandidatët”, tha Blushi.

Sipas Blushit, Rama duhet të këshillohet më grupin parlamentar të PS-së për të gjitha vendimet që do të marrë në lidhje me emrat e kandidatëve. Po kështu Blushi ka komentuar edhe dorëheqjen e Artan Shkëmbit si kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Sipas deputetit socialist, Artan Shkëmbi ka ‘’braktisur detyrën’’. 

Mësohet se për kandidatin e Tiranës Rama dhe Meta kanë hyrë në bisedime. Ata kanë ndarë edhe disa nga bashkitë më të rëndësishme, duke ftuar në koalicion edhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Partia Socialiste do të ketë kandidatë të saj në Elbasan, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër. LSI-ja do të ketë 25-30 për qind të bashkive në vend, ndër të cilat  Fierin, Beratin, Lezhën, Pukën dhe Pogradecin. Ende mbetet e paqartë ndarja e kandidatëve për Vlorën dhe Shkodrën. PDIU-së do t’i lihet Rrogozhina, Konispoli dhe Patosi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati: Vjosa? Kërkesë Greqisë mos të shtojë çështjet problematike
Bushati zhvillon takime dypalëshe me homologët e Ballkanit »
Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588
array(1) { ["section"]=> string(47) "blushi-nuk-kandidoj-per-bashkine-e-tiranes-4321" }