Blushi: Pa politikanë në burg, do mbetemi këta që jemi. Në vend të shqiptarëve duhet të ikim ne

Publikuar tek: politike, më 14:50 12-11-2015 Blushi: Pa politikanë në burg, do mbetemi këta që jemi. Në vend të shqiptarëve duhet të ikim ne

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, tha se mungesa e drejtësisë, përveç varfërisë, është një arsye tjetër që i detyron shqiptarët të braktisin në masë vendin.  Sipas tij, kjo është edhe një nga arsyet se pse Shqipëria nuk integrohet në Europë.

Blushi tha se ka vetëm një rrugë, ajo që politikanët të ndryshojnë, dhe të gjithë kriminelët të largohen nga Parlamenti duke shkuar në burg, ose në të kundërtën në Shqipëri nuk ka për të ndryshuar asgjë.

Fjala e plotë e Ben Blushit në Parlament:

“Europa dëshiron të na integrojë por ne nuk duam.

Jam i bindur se Europa dëshiron të na integrojë kështu siç jemi. Është më mirë të integrohet një vend kështu siç është, se sa të lejohet që ky popull të masakrohet. Europa po bën çdo përpjekje për të na integruar.

Dukes se në panelin tonë ka dy palë. Është pala që dëshiron të integrohemi në Europë dhe një palë që e kundërshton këtë, edhe pse ndryshohen rolet. Por ka vetëm një palë të tretë që është humëse, dhe ky është populli shqiptar.

Unë jam i bindur se eurplarlamentarët kur na dëgjojnë se si debatojmë aty, i bëjnë një pyetje vetes, “duan apo nuk duan këta të integrohen?”. Ky parlament sipas tyre, i mbushur me kriminelë, nuk ka të drejtë të miratojnë reformën në Drejtësi sepse më së pari kriminelët duhet të dalin nga Parlamenti. Për sa kohë që kriminelët nuk kanë të drejtë të zgjedhin gjykatësit dhe prokurorët, ka shumë njerëz me të shkuar kriminale këtu sa që mua nganjëherë më duket sikur jam në kushte paraburgimi. Është Parlamenti më qesharak dhe i turpshëm që kemi patur ndonjëherë, por faktikisht ky Parlament është legjitim.

A do ishte ky Parlament kaq i shëmtuar nëse drejtësia do të ishte e pavarur? Drejtësia duhet të ishte e vetmja rrugë për të pastruar Parlamentitn. Prandaj them që Reforma në Drejtësi është politike.

Ka dhe dy mundësi që akoma nuk janë konsumuar. Populli shqiptar dhe drejtësia. Për shkak se unë e kam këtë bindje prej kohësh reforma në drejtësi është jo vetëm një kusht por edhe një shpagim i joni, sepse ky Parlament e ka vetëm një rrugë, duke iu doërzuar drejtësisë. Unë Besoj se vetëm drejtësia e pavarur mund ta ndreqë politikën në shqipëri.

Ka një debat të madh, kush meriton të shkojë në burg. Shkon në burg si shofer se shkel semaforin, si student se proteston, si student, si gazetar, por pyetja është “Po si politikan a shkon në burg?”.

Ndonjë politikan që shkon në burg nuk kemi parë. Por ka një ndryshim të madh ndërmjet këtyre profesioneve që përmenda. Ata janë zgjedhës, por pyetja mbetete “Përse zgjedhësi shkon në burg dhe i zgjedhuri ansjëherë?”.

A kanë të drejtë këta, zgjedhësit të na pyesin “pse ne shkojmë në burg dhe ju ansjëherë?”. Nëse kjo përgjigje vonohet sigurisht do vijojmë të jemi ai vendi që një qytet zhduket çdo ditë. Pse ikën sepse nuk ka drejtësi. Nuk ka ansjë vend që punëson më pak rininë e vet se ne. 200 mijë dikush tha para meje, 200 mijë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Pse po ikin? Nuk po ikin se janë vetëm të varfër. Pori kin për shkak se besojnë që ata që i bëjnë më shumë dëm këti vendi nuk ndëshkohen dhe nuk kanë për të ndryshuar.

Ka ardhur koha që ne të ndryshojmë. Ka ardhur koha që në vend të shqiptarëve të ikim ne, o ti dorëzohemi drejtësisë ose ti dorëzohemi pafajësisë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu rrëfen para deputetëve: Si u citova si mafioze e pastër për babin e ortakut të kunatit
Patozi: Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit »
Article Logic
Execution time: 0.064089059829712
array(1) { ["section"]=> string(98) "blushi-pa-politikane-ne-burg-do-mbetemi-keta-qe-jemi-ne-vend-te-shqiptareve-duhet-te-ikim-ne-25263" }