Blushi: Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë. Shtuam banditët për të ardhur në pushtet

Publikuar tek: politike, më 14:31 26-11-2015 Blushi: Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë. Shtuam banditët për të ardhur në pushtet

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka folur sot sërish me tone të ashpra ndaj partive politike dhe vetë partisë Partisë Socialiste. Blushi tha se të gjitha partitë janë fajtore për kriminalizimin e vindit, duke i dhënë edhe shoqërisë modelin e të fortit, mafiozit, e duke prishur kështu sistemin e karrierës.

Blushi u shpreh se Partia Socialiste ka afruar banditë në rradhët e saj për të rrëzuar një parti tjetër banditësh. Sipas tij, në PS mund të futen ata që kanë para dhe dalin ata që janë të varfër.

Fjala e plotë e Ben Blushit:

"Do doja të mos isha sot në Parlament dhe do doja që ky Kuvend të mos kishte nevojë të votonte një ligj kundër vetes.

Jemi sot Parlamenti më i shëmtuar në Europë, i cili merr përsipër vetë të pranojë se këtu ka kriminelë.

Pse ka kriminelë? A fituan ata me votë të pavarur? Jo. A propozuan çmime më të lira, shëndetësi falas? Jo. Kush i futi në Parlament kriminelët dhe për çfarë arsye? Të gjithë ne që pranuam të bashkëjetojmë me kriminelët duhet të kërkojmë ndjesë.

Përgjegjësia nuk është kolektive por është vetëm e vetëm personale. E të gjithë atyre që i sollën në Kuvend i zbukuruan, i parfumosën, i vunë buzëkuq, i bënë makeu-up politik.

Këta njerëz u kthyen në model për shoqërinë. Të jesh i fortë, të jesh i paprekshëm, të kesh imunitet. është një modë në Shqipëri. Çfarë i themi ne sot të rinjve të Shqipërisë? I themi mos përdorini mendjen por muskujt. Mos shkoni në univeristet, mos u edukoni. Vrisni, vidhni shinsi drogë.

Një fëmijë që jeton në periferi të Shqipërisë, familja e vetë nuk ka mundësi ta çojnë në shkollë. Por çfarë i thotë Parlamenti i tij. I thotë mbill drogë, vidh, vra se kështu mund të vish në Parlament.

Nuk ka nevojë të jesh talent për të ardhur në Parlament, mjafton të kesh një mik të bëhesh gjykatës, gjithçka... Kemi shkatërruar sistemin e karrierës në Shqipëri.

Nuk ke mundësi të bësh rrugë, e ke të pamundur, por kush të detyron të fusësh njerëz të inkriminuar në Parlament. Çdo parti ka një rol edukativ, ideologjik. Mund të mos ketë mundësi të bëjë shumë por ajo e edukon shoqërinë. E kemi deformuar modelin por problemi është me çfarë kosto dhe për sa vjet.

Besoj se ky ligj që po miratojmë do vazhdojë të jetë i paplotë për sa kohë që burimet e shoqërie do vazhdojnë të jenë me probleme. Është njësoj si të pretendosh se një lumë do jetë i pastër edhe pse prrenjtë që e furnizojnë atë janë të pistë. Por prrenjtë janë partitë. të gjitha partitë nuk janë fare politike.

Edhe unë fatkeqsisht jam pjesë e një partie të tillë e cila ka nja tre -katër vjet që as voton, fut lloj lloj njerëzish, të pandehur, të dënuar. Pse? Sepse në partinë time nuk ka votim, nuk respektohet asnjë rregull. Çfar po ndodh sot në parititë tona? Nëse ke para hyn nëse je i varfër del. Këto janë partitë tona politike. Filtri është deformuar deri në masën që partitë tona nuk janë më grumbuj apo bashkime njerëzish me të njëjtat ide, por janë ndërmarrje fitimprurëse.

Kështu janë sot edhe partitë e mëdha edhe të vogla në Shqipëri. Ato nuk ndryshojnë nga programi. Ndryshojnë nga fitimet. Kjo është arsyeja pse ky Parlament ka më shumë armë se sa libra. Nuk ka më shumë juristë por ka më shumë ish-të burgosur. Dhe për fat të keq nuk ka inxhinierë këtu por ka më shumë njerëz me ndërtime pa leje.

Partitë tona e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kriminalizuar padrejtësisht.

E di që ka shumë njerëz që rrudhin buzët kur më dëgjojnë mua. Ka deputetë këtu që pa pikën e drojse, arsyes, dinjitetit, mbrojnë atë që ka ndodhur. Ne shtuam banditët për të qenë në pushtet. Unë nuk e pranoj këtë, e rrefuzoj. Ka deputetë këtu që thonë ne shtuam banditët për të qenë në Parlament. Në rastin më të mirë që thua u bëra palë me banditët për të rrëzuar banditët do të thotë të jesh bërë si ata. Anjë popull në Europë pas Luftës së Dytë Botërore nuk e ka bërë këtë që kemi bërë ne. Do ta votoj këtë ligj pavarësisht se nuk kam besim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri i pyet një nga një gratë deputete të PD: Nuk po ju provokoj. Ja përgjigjet e secilës prej tyre
Gazsjellësi TAP, Meta-Grasso: Projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike »
Article Logic
Execution time: 0.019224166870117
array(1) { ["section"]=> string(93) "blushi-partite-tona-kane-marre-peng-shqiperine-shtuam-banditet-per-te-ardhur-ne-pushtet-26334" }