Blushi përgatit një Parti të re? Nga Korça: Ka ardhur dita për diçka ndryshe, ia vlen të fillosh

Publikuar tek: politike, më 08:39 14-12-2015 Blushi përgatit një Parti të re? Nga Korça: Ka ardhur dita për diçka ndryshe, ia vlen të fillosh Ben Blushi, deputet i PS

Ben Blushi, deputeti socialist kritik me qeverisjen e vet, vazhdon akuzat ndaj maxhorancës dhe kërkon ndryshim. I gjendur në Korçë në promovimin e librit të tij të fundit “Kandidati”, Blushi, nuk i ka shmangur komentet politike. 

“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh. Votojmë dhe besojmë edhe për politikanët e “vdekur”, deklaroi Blushi, duke bërë analogjinë me personazhin e librit “Kandidati”.

Deputeti shumë kritik edhe ndaj qeverisë ka pranuar se nuk është i vetmi në këtë vend që ka guxim. “Nuk jam i vetmi në Shqipëri që kam guxim. Por ka edhe shumë të tjerë në këtë vend. Ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe në Shqipëri. Gjithmonë ia vlen të fillosh”­ ka thënë Blushi.

Ai tha se në Shqipëri nuk ka më parti politike, të gjitha ato janë kthyer në “ndërmarrje”, duke përfshirë edhe partinë ku ai po bën pjesë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet biseda sekrete e Pandeli Majkos me ish-kancelarin Schrëder: Do na ndihmoni, apo…
Milionat e ambasadorëve shqiptarë, zbardhen pasuritë e Neritan Cekës, Floreta Faber, Mal Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.029661893844604
array(1) { ["section"]=> string(99) "blushi-pergatit-nje-parti-te-re-nga-korca-ka-ardhur-dita-per-dicka-ndryshe-ia-vlen-te-fillosh-27719" }