Blushi: Përmbytjet dhe të varfrit, humbja e parë e qeverisë

Publikuar tek: politike, më 09:15 09-02-2015 Blushi: Përmbytjet dhe të varfrit, humbja e parë e qeverisë Ben Blushi

Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste bën një analizë të thelluar për përmbytjet në Shqipëri por jo vetëm. Nisur nga përmbytjet ai bën analizën e varfërisë në vend dhe se si qeverisja dështon kur të varfrit nuk e përkrahin më. I njohur për kritikat e tij ndaj Ramës dhe PS-së, Blushi i frikësohet humbjes së përkrahjes së shumicës.

“Të varfërit kanë kuptuar pafuqinë tonë për t’i shpëtuar nga varfëria. Kanë provuar meskinitetin, cinizmin, burokracinë e pashpirt, armiqësinë e administratës, sterilitetin e shoqërisë, vjedhjen e pasurive të përbashkëta, padrejtësinë, pasigurinë, injorancën, frikën, ftohjen, thatësirën, shterpësinë e tokave, pamundësinë dhe paaftësinë e shtetit për t’i nxjerrë nga balta e mjerimit. Ata kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë në njëzet vitet e fundit. Dhe nuk kanë më shpresë. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë dhe në këtë pikë janë të mirëkuptuar.”, shkruan Blushi për gazetën “Panorama”.

Blushi shprehet se nëse politika mendon që të varfrit janë shtresa më e manipulueshme për t’i marrë votën, gabohen, sepse të varfrit i kuptojnë fare mirë dështimet.

“Para zgjedhjeve të fundit, dikush prej nesh thoshte se varfëria është aleati më i madh i qeverive, pasi ajo mund të blihet lirë për t’u kthyer në vota, siç edhe ka ndodhur. Nëse kjo është e vërtetë, ky është fundi i moralit, siç janë zgjehdjet ngushëllimi I fundit moral. Por, nëse kjo ka qenë e vërtetë, atëherë mbetet e vërtetë, sepse të varfrit përgjatë një viti e gjysmë, nga zgjedhjet nuk kanë më pak. Ndoshta nuk janë më shumë, por janë njëlloj të pashpresë. Ose janë edhe më të pashpresë. Gjatë kësaj kohe ata kuptuan se ndërhyrjet morale, ligjore apo administrative, nuk e zbutën varfërinë, nuk i ulën taksat për të varfërit, nuk hapën më shumë punë, nuk zvogëluar borxhin, nuk e rritën ekonominë, nuk u kthyen në investime funksionale por vetëm estetike, nuk i lehtësuan çmimet e mallrave që shet shteti, nuk i rritën subvencionet, nuk i shtuan pensionet, nuk e përmirësuan skemën e asistencës sociale, nuk e ndëshkuan korrupsionin dhe prandaj, nëse reforma ka pasur, kjo nuk ka asnjë rëndësi për ta sepse jeta e tyre e përditshme nuk ka patur asnjë ndryshim.”, rendit Blushi disa nga dështimet e qeverisë Rama.

Sipas tij, shtresa e varfër e kupton fare qartë se edhe pse masat serviren si reforma, nuk janë të tilla. “Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi I hekurt  të pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë që i cënon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë tek reformat sepse masat u janë servirur si reforma.”, argumenton Blushi.

Por rreziku më i madh për qeverisjen, sipas deputetit , partia e të cilit ka pushtetin, është humbja e të varfërve, e shumicës. “Nëse të varfërit binden se të gjitha burokracitë pluraliste nuk kanë fuqi ta mundin varfërinë edhe kur bëjnë reforma, shoqëria ka humbur masën e ekuilibrit, ndërsa qeveritë fitojnë humbjen e parë. Ato humbin të varfrit. Dhe kjo është humbja më e madhe eçdo qeverie. Dhe nuk është pak, sepse të varfrit janë shumica. Dhe, me sa duket, do mbeten shumica. E përmbytur.”, përfundon analizën Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani-Ramës: Më vodhe Samitin. Bushati fsheh ftesat e mia në ministri
Topalli–Kodheli, debat për përfshirjen e majorit në trafikun e drogës »
Article Logic
Execution time: 0.017503023147583
array(1) { ["section"]=> string(62) "blushi-permbytjet-dhe-te-varfrit-humbja-e-pare-e-qeverise-2771" }