Blushi: “PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve’’. Komenton ‘’ndërgjegjen’’ e Prengës dhe supozimin për dorëheqjen e Berishës

Publikuar tek: politike, më 14:28 25-02-2016 Blushi: “PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve’’. Komenton ‘’ndërgjegjen’’ e Prengës dhe supozimin për dorëheqjen e Berishës

Ben Blushi ka qenë i ashpër ditën e sotme, si gjithnjë me kritikat e tij kundër partisë ku bën pjesë. ‘’PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve’’, tha Blushi. Ai komentoi tërheqjen e Prengës pas letrës si dhe fjalët e Berishës se mund të japë dorëheqjen.

FJALA E PLOTË E BLUSHIT:

“Shpresoj të mos kemi raste sin ë Kosovë për më tepër opozita nuk besoj se ka kredon dhe kauzën që ka opozita e Kosovës. Shumë nga gjërat që akuzon i ka bërë vetë. Në vend të ishte një debat vezësh duhet të ishte një debat serioz. Për dekradimin dhe njerëzit që ka afruar në Parlament për një standard të deformimit që njerëzit të zakonshëm gjykohen ndryshe nga ata që janë në Parlament.

PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve për dekriminalizimin dhe ndotjen e imazhit të këtij parlamenti. Parlamenti më i damkosur në këto 25 vetë, shumë njerëz me konflikte interesi, me histori kriminale, në fakt ishin dhe mbeten atje.

Ka ardhur koha që PS t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve për çfarë njerëzish futi në Parlament. Duke u thënë fëmijëve që nuk ka nevojë të mësosh po duke bërë dëm e ke të lehtë të futesh në Parlament.

Unë nuk komentoj palët. Kjo do të ishte një seancë debati se si Parlamenti pastrohet, si vinë ata që fitojnë me vota dhe si partitë nuk japin hapësira, dhe në radhët e tyre të ketë persona me precedentë penalë.

Unë besoj se kjo është gjëja më e mirë që ka bërë Prenga. Por çështje të tilla nuk i lihen në ndërgjegje njeriut. Unë nuk komentoj gjykatën. Ka parti serioze që nuk e kthejnë parlamentin në një shitore vezësh.

Berisha duhet ta kishte bërë këtë gjë para 20 vjetësh. Që nga ’97 duhet ta kishte lënë mandatin. Nëse kthjellohet, do ishte mirë për të gjithë, ky do ishte rasti.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama qëllohet 3 herë me vezë në Parlament, Leskaj mbyll seancën (VIDEO)
Strazimiri pranon që qëlloi me vezë: Ishte një shëmti e gjallë »
Article Logic
Execution time: 0.022226095199585
array(1) { ["section"]=> string(123) "blushi-ps-duhet-t-u-kerkoje-ndjese-shqiptareve-komenton-ndergjegjen-e-prenges-dhe-supozimin-per-doreheqjen-e-berishes-33511" }