Blushi:Rama do mbahet mend për shumë budalliqe në këtë vend. Kjo është ‘’Parama Papers’’, pse me lista në ‘’FB’’ votohet? Referendumi i trukuar’’

Publikuar tek: politike, më 11:47 07-04-2016 Blushi:Rama do mbahet mend për shumë budalliqe në këtë vend. Kjo është ‘’Parama Papers’’, pse me lista në ‘’FB’’ votohet? Referendumi i trukuar’’

“Edi Rama do mbahet mend për shumë budalliqe në këtë vend. Kjo është ‘’Parama Papers’’. Pse me lista në ‘’FB’’ votohet? Referendumi është i trukuar. Është një farsë dhe është një turp në historinë e Republikës së Shqipërisë’’, kështu ka deklaruar sot deputeti socialist Ben Blushi, duke komentuar gjerësisht atë që ai mendon se po ndodh gjatë procesit të përgatitjes së referendumit brenda Partisë Socialiste, që do të mbahet më 9 prill.

Komenti i plotë i Blushit para gazetarëve:

‘’Tani para se t’i përgjigjem dua të them dicka, dua t'i bëj thirrje gjithë socialistëve në gjithë Shqipërinë që me çdo formë që kanë të bëjnë ç'është e mundur për ta monitoruar këtë referendum, ditën e shtunë.

Në çdo formë të kthehen në ‘’Sy’’ brenda kutive të votimit.

Për shkak se po përgatitet një manipulim i madh. Pse? Së pari, listat nuk e di nëse janë publike, është njësoj si të shkosh në zgjedhje, dhe listat të mos jenë.

Dje më thanë që një anëtar i Parlamentit e ka në ''Facebook''-un personal. Po pse kështu votohet?

Vëzhgues nuk na janë dhënë, prandaj u them socialistëve të kthehen në vëzhgues amatorë se pjesëmarrja do trukohet dhe rezultati do trukohet.

Janë 81 mijë, 94 mijë apo 150 mijë?

Edi Rama do mbahet mend për shumë budalliqe në këtë vend, por edhe për këtë. Sa veta marrin pjesë në këto zgjedhje?

94 mijë kanë marrë pjesë në Kongres.

Këta kanë manipulu listën, për shkak se referendumet duan 51% dhe kanë frikë për pjesëmarrjen, dhe e kanë ulur listën me 13 mijë veta.

Këto ditë po flitet shumë për Panama Papers, këto janë Parama Papers!

Doni fakte?

Në Pogradec, 400, 500, 600. Në Pogradec kanë qenë në listë 500 anëtarë, morën pjesë 400, në kutinë e votimit dolën 600 fletë.

Krejtësisht i trukuar, është Parama Papers.

Është një farsë dhe është një turp në historinë e Republikës së Shqipërisë!''

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodheli veshur me të zeza ngre në këmbë Parlamentin: Humbëm dy djem të devotshëm
Përplasje Leskaj-Halimi në Kuvend. Ndërhyn Berisha. Meta-Berishës: Çuditërisht nuk e mbajte fjalën! »
Article Logic
Execution time: 0.021564960479736
array(1) { ["section"]=> string(138) "blushi-rama-do-mbahet-mend-per-shume-budalliqe-ne-kete-vend-kjo-eshte-parama-papers-pse-me-lista-ne-fb-votohet-referendumi-i-trukuar-37054" }