Blushi-Ramës: Bëj zgjedhje në parti, e ke marrë peng PS-në

Publikuar tek: politike, më 15:39 02-03-2015 Blushi-Ramës: Bëj zgjedhje në parti, e ke marrë peng PS-në Mbledhja e grupit të PS-së

Përveç përplasjes Doshi-Rama, gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, një tjetër përplasje është evidentuar, ajo mes Blushit dhe Ramës. Kësaj herë Blushi ka qenë më I ashpër, duke mos e kritikuar vetëm për mungesën e reformave Ramën, por duke i kërkuar fare qartë: të bëjë zgjedhje në Parti, sepse e ka marrë partinë peng. Por Rama I thotë se zgjedhjet I ka bërë në 23 qershor, kur elektorati e ka votuar.

Një tjetër pikë, kur janë ndeshur ashpër në debat Rama dhe Blushi ka qenë çështja e Doshit. ‘’Sa për debatin me Tomën s’mund të na bësh pjesë në këtë punë.Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën sic i ke ti. Eshtë një marrëdhënie mes shokësh që kishit marrë peng partinë. Sot s’do ta llogarisëhs për këtë pjesë dhe kjo është për fajin tënd.’’, i ka thënë Blushi, Ramës.

 

Debati i plotë Blushi-Rama, në mbledhjen e grupit të PS-së

Edi Rama (flet për reformat dhe për Tomën): Ju e patë që është një problem personal dhe jo një problem partie. Por unë nuk kam marrëdhënie interesi me asnjë prej jush këtu dhe asnjë tjetër jashtë sallës. Të gjithë duhet të reflektojmë. Po të mos kemi unitet s’mund të ecim përpara, ja si përshembull, reforma e arsimit të lartë.

Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.

Edi Rama: Jo, nuk është kështu.

Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën sic i ke ti. Eshtë një marrëdhënie mes shokësh që kishit marrë peng partinë. Sot s’do ta llogarisësh për këtë pjesë dhe kjo është për fajin tënd.

Edi Rama: Se kam marrë peng partinë

Ben Blushi: E ke marrë peng partinë se ke një vit e gjysëm që nuk bën zgjedhje.

Edi Rama: Zgjedhjet i bëra në 23 qershor.

Ben Blushi: Jo, jo, s’po bën zgjedhje se ke frikë të votohesh nga baza dhe të marrësh vota.

Edi Rama: Ti të kesh turp!

Ben Blushi: As mos më thuaj kështu se s’kam pse të kem turp. Nëse do të vazhdojë kjo mbledhje duhet ta tërheqësh këtë që sapo the. Kjo është marrëdhënia jote me Tomën. Para disa vitesh i the atij të më kërcënonte mua.

(Kërkon fjalën deputeti Koço Kokëdhima)

Ben Blushi: Jepja fjalën këtij priftit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Doshi cënoi rëndë dinjitetin e qeverisë, të provojë akuzat në rrugë ligjore
Kriza në PS/ Topalli: Nuk keni parë asgjë akoma »
Article Logic
Execution time: 0.026057958602905
array(1) { ["section"]=> string(61) "blushi-rames-bej-zgjedhje-ne-parti-e-ke-marre-peng-ps-ne-4790" }