Blushi-Ramës: Ke marrë gjithë vartësit e tu nëpër pishina, hamalle dhe palma dhe i ke kthyer në Kryesi. Lavatriçe mediokriteti!

Publikuar tek: politike, më 11:02 23-04-2016 Blushi-Ramës: Ke marrë gjithë vartësit e tu nëpër pishina, hamalle dhe palma dhe i ke kthyer në Kryesi. Lavatriçe mediokriteti!

Ben Blushi sulmon ashpër Edi Ramën, për emrat që ka propozuar në Kryesi. Blushi deklaron se Rama ka bërë aktin më të turpshëm, duke e mbushur Kryesinë me vartësit e tij, të cilët kanë uzurpuar PS-në. “Mbushën kutitë për të hyrë në Kryesi!’’, ka sulmuar Blushi, duke falenderuar Arta Daden dhe Namik Doklen që u tërhoqën nga asambleja.

FJALA E PLOTË E BLUSHIT, JASHTË AMBJENTEVE TË ASAMBLESË:

“Nuk ishte kjo arsyeja e ardhjes sime në këtë asamble sot. Ne kemi propozuar një rezolutë që nuk u mor fare parasysh sot. Këta ça bënë tani? Për t’u futur në kryesi, mbushën kutitë e referendumit, grabitën votat e referendumit.

Kjo asamble ka ratifikuar një grabitje, duke mos hapur kutitë e referendumit.

Znj.Hafizi kërkoi të votohej kjo rezolutë. Nuk ka asnjë shpjegim. Thjesht nuk u votua. E para futet në diskutim, e dyta votohet.

Po se ça mendoj unë për Z.Rama e dini, S’e kam këtë aftësi (Kur u pyet a ishte hakmarrje e Ramës mospropozimi i tij në Kryesi). Nuk mund të isha pjesë e kësaj kryesie në çdo rast. Kjo nuk është kryesia, kjo është një lavatriçe mediokriteti. Doni të kuptoni kush janë mediokrit? Ata janë rilindistët. Në 3 vjet e kanë çuar shumë prapa Shqipërinë.

E dini si janë fut njerëzit në Kryesi? Duke mbush votat, duke kush shan më shumë eksponentët brenda partisë, hyn në kryesi. I vetmi propozim, është si të legalizohet kanabisi. Unë e kam thënë këtë më parë: krenaristë, edhe kur dështojnë thonë jemi krenarë, kanabistët  që na çojnë të gjithë nëpër ara për të mbjellë kanabis.

Unë nuk mund të isha kurrë pjesë e kësaj. Socialistët e vërtet dua t’i falenderoj padyshim, Znj.Dade dhe Z.Dokle, për të njëjtat arsye, pavarësisht se nuk po i thonë, siç i them unë.

Ka shumë shqiptarë që nuk më besojnë sot, po shumë shpejt do binden. Po e zhyt në borxh dhe korrupsion, kjo është rilindja e PS!

Ka marrë gjithë vartësit e vet dhe i ka kthyer në Kryesi, vartësit nëpër pishina, hamalle dhe palma i ka marrë dhe i ka kthyer. Njerëz që menaxhojnë ilaçet e fukarenjve, apo dritat nëpër stadiume, kjo nuk është Kryesi!

Socialistët dolën nga Kryesia me vullnet. Rilindja u bë Kryesia e PS. Është gjeja më e turpshme! Është uzurpimi I PS në mënyrë më vullgare, që duket si tualetet e vitit ’91 mbushur me pllaka metalike.

Unë kam përshtypjen që Shqipëria po e mendon këtë gjë, më shumë se unë! Shqipëria po e mendon si të gjejë një rrugë shpëtimi. Edhe ju këtu jeni votues, ju kërkoni një ‘’Exit’’ nga Rilindja dhe PD! Njëra kërkon armatosjen e popullsisë, tjetra po e rrënon Shqippërinë, është një parti kanabiste!

Shqipëria ka nevojë për një parti të re, nuk e di kush do t’ia japë! Mendoni si qytetarë, jo si gazetarë sepse nuk ka njeri më shumë se ju që nuk e di se çfarë po ndodh, se si po grabitet. Njëra kërkon armë, tjetra kanabis. PD shkon për armatosje, tjetra për të na dehur me kanabis.

Jo nuk mund të votoj (Kur u pyet a do votonte). Nuk dua t'ia jap këtë kënaqësi. Për kë të votosh? Për rojet e spitalit? Këta që ndriçojnë kullat dhe bëjnë sheshe me pllaka metalike?!

Ai ka nja 25 vjet që pret të rikthehet. Më në fund Rama ia dha këtë mundësi. Unë kam dalë në '90 për të mos e votuar. Këta e gjetën një mundësi për ta rikthyer pas 50 vitesh!

Unë nuk do votoj fare sot! Për askënd! Për çdo njeri përfshi edhe Z.Ruçi po të doni, kanë amnistuar për një vend pune, heqjen e të drejtës së kandidimit, eleminimin e votës së lirë dhe mbushjen e kutive. Unë nuk jam dakord me këtë gjë. Z.Ruçi e di këtë gjë.''

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon numërimi, emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS, mungojnë Blushi, Dade, Hafizi dhe Dokle
Balla: Më vjen keq që Blushi fyen kolegë si unë »
Article Logic
Execution time: 0.027254104614258
array(1) { ["section"]=> string(129) "blushi-rames-ke-marre-gjithe-vartesit-e-tu-neper-pishina-hamalle-dhe-palma-dhe-i-ke-kthyer-ne-kryesi-lavatrice-mediokriteti-38458" }