Blushi-Ramës: Me këta kandidatë e tolerimet ndaj aleatëve rrezikojmë zgjedhjet në 2017, Rama: Emrat nga baza

Publikuar tek: politike, më 13:13 10-04-2015 Blushi-Ramës: Me këta kandidatë e tolerimet ndaj aleatëve rrezikojmë zgjedhjet në 2017, Rama: Emrat nga baza Kryesia e PS-së

Debate mes Edi Ramës e Ben Blushit për kandidaturat e përzgjedhura për zgjedhjet në bashkitë e vendit. “Ke anashkaluar strukturat, ato nuk janë mbledhur. Nuk është respektuar statusi i partisë. Nuk është mbledhur asambleja dhe as kryesia. Me këto kandidatë dhe tolerimet ndaj aleatëve rrezikojmë në 2017-ën. Nuk po mendon për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Me riciklimin e kandidatëve nuk garantohet territorialja.”, ka kritikuar Edi Ramën, Ben Blushi në mbledhjen me deputetët e Elbasanit.

Por Rama i është përgjigjur se emrat nuk i ka zgjedhur ai, por kanë ardhur nga baza.“Emrat nuk i kam zgjedhur unë, i ka sjellë baza. Procesi i përzgjedhjes është bërë duke pyetur bazën.”, i është përgjigjur Rama, Blushit.

Blushi është shprehur hapur edhe kundër dhënies së tri bashkive PDIU-së.

Pas mbledhjes në deklaratën e tij për median, deputeti Taulant Balla tha se ka patur mbështetjen e plotë në PS për kandidaturat e qarkut Elbasan.

“Pas një procesi të gjatë që ka filluar pikë së pari, bashkuar me një konsultë të shoq civile. Të propozohen disa emra shumë të mirë fitues. Z.Qazim Sejdini i cili reflekton një mirëadministrim lokal dhe është një model I qeverisjes lokale që na garanton që të dalim para qytetarëve të Elbasanit me një kandidaturë shumë fituese. Në dy vitet e PS në qeverisje është një model shumë i mirë I projekteve të reja që kanë garantuar . Për bashkinë Librazhd Kastriot Gurra, një jurist shumë I zoti drejtues i ALUIZNI në Librazhd, që ka treguar për t’I dhënë bashkisë një drejtim të ri. Bashkia Gramsh ne do të vazhdojmë edhe për dy tre ditë do vazhdojmë një proces të thellë konsultimi. Një njësi shumë e rëndësishme është bashkia Belsh ku jam shumë krenar të konstatoj pas një konsultimi shumë të mirë kemi konkluduar ta fitojmë me një kandidaturë të sprovuar pasi ka një eksperiencë Arif Tafani, i cili vite më parë drejtoi bashkinë Belsh. Për bashkia Peqin ne jemi në process shumë të mirë konsultimi me PDIU-në, prej të cilëve presim propozimin e tyre. Është proces konsultativ, vjen propozimi prej tyre dhe përmes një procesi shumë të hapur konsultues, konkludojmë në kandidaturën fituese. Z.Sejdini është modeli më i mirë I qeverisjes lokale ka mbështetjen e plotë”, deklaroi Balla, pas mbledhjes në PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve, Balla: Në Elbasan Qazim Sejdini, për Peqinin negociata me PDIU-në
Berisha-Beqajt: Mos ndërhy o rrugaç, o fundërrinë. Tahiri: Je llumi i historisë »
Article Logic
Execution time: 0.018350124359131
array(1) { ["section"]=> string(110) "blushi-rames-me-keta-kandidate-e-tolerimet-ndaj-aleateve-rrezikojme-zgjedhjet-ne-2017-rama-emrat-nga-baza-8358" }