Blushi sulm Ramës: E ka çështje paranoje dhe konkurence, po nuk ka frikë le ta përballojë garën

Publikuar tek: politike, më 14:01 06-02-2016 Blushi sulm Ramës: E ka çështje paranoje dhe konkurence, po nuk ka frikë le ta përballojë garën

Blushi sulmon Ramën nga Kukësi. Për Blushin sjellja e Ramës, lidhur me garën në Partinë Socialiste për kreun e saj është thjesht çështje paranoje dhe konkurence.

“E ka çështje paranoje dhe konkurence, po nuk ka frikë le ta përballojë garën’’, tha Blushi. Para socialistëve të Kukësit, Blushi qe i prerë, duke thënë se statuti i PS-së parashikon Kongresin, pra do ketë zgjedhje.

Për Blushin, kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet në PS, sepse është veçse një kandidat.

“Rama e ka çështje paranoje dhe konkurence. Rama s’ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet në PS. Ai është vetëm një kandidat në garën për PS. Zgjedhjet nuk Iicakton kandidati, pra jo Rama.

Nëse Rama s’ka frikë, le ta përballojë garën në PS. Rama s’ka të drejtë të vendosë se kush i numëron votat. Sipas statutit të PS-së ka Kongres, pra ka zgjedhje. Të gjithë ata që lexojnë statutin e PS-së kanë të drejtë, ata që thonë s’ka zgjedhje në PS, gabojnë. Gara në PS s’është zgjedhje fakultative, por detyrim’’, tha Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi, nën mbikëqyrjen e Sajmir Tahirit”
Rama: “Standard&Poor” rrit vlerësimin në B+, tregues i reformave të suksesshme »
Article Logic
Execution time: 0.022463083267212
array(1) { ["section"]=> string(99) "blushi-sulm-rames-e-ka-ceshtje-paranoje-dhe-konkurence-po-nuk-ka-frike-le-ta-perballoje-garen-31905" }