Blushi sulmon Ramën edhe për manipulimin e televizioneve: Kur flet Edi Rama është ‘’Live’’ kur flasim ne të tjerët, spina e TV-ve hiqet

Publikuar tek: politike, më 15:47 09-03-2016 Blushi sulmon Ramën edhe për manipulimin e televizioneve: Kur flet Edi Rama është ‘’Live’’ kur flasim ne të tjerët, spina e TV-ve hiqet

Deputeti Ben Blushi sulmon kryeministrin Edi Ramën edhe për manipulimin e televizioneve. Ai e ka quajtur censurë pasqyrimin e zhvillimeve brenda asamblesë nga televizionet shqiptare.

“Është censurë do thosha, që kur flet Edi Rama është ‘’Live’’ kur flasim ne të tjerët, spina e TV-ve hiqet. Megjithatë jam i gatshëm të bëj një debat për atë që pretendohet”, tha Blushi.

Lidhur me propozimin për referendum të Ramës, Blushi tha:

“Kush është pyetja? T’i jepet Edi Ramës mandati i përjetshëm. Marrëzia e një njeriu, i cili do të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Edi Rama përballë Edi Ramës. Kjo nuk mund të ndodhë. Ky nuk ishte një debat, ishte një marrëzi. Çfarë tha Edi Rama në fakt? Unë bëra një gabim, po pse nuk më ndihmuat? Ja e ndihmojmë, ka vetëm një mënyrë ta rregullojmë gabimin: të shkojmë në zgjedhje.’’

Deputeti komentoi edhe shprehjen e tij: ‘’Nëse më duhet të zgjedh mes partisë dhe Shqipërisë, zgjedh të dytën’’.

Ky nuk është asnjë paralajmërim, edhe kjo fjali e imja u kthye në një debat. Pra, interesat e Shqipërisë janë më të rëndësishme se të partisë, e kam fjalën për demokracinë, politikat ekonomike që duhet të jenë solidarizuese, për modestinë, nuk është një parti e ndjeshme ndaj atyre që kanë nevojë.”, komentoi Blushi.

Lidhur me akuzat se sulmi i tij ishte i ngjashëm me sulmet e Sali Berishës ndaj PS-së, Blushi e quajti të gjithë këtë një ‘’sulm’’ të dobët kundër tij.

“Ky është një sulm shumë i dobët, që nuk ka vlerë t’i përgjigjem. Unë jetoj në këtë vend prej 47 vjetësh. Unë kam mendimet e mia dhe mbroj pikëpamjet e mia.’’, theksoi ai.

Gazetarët e pyetën Blushin nëse do krijojë një parti të re, por Blushi e qartësoi se do ishte në parlament dhe do fliste për sa kohë ka arsye. ‘’Fraksionet nuk janë të legalizuara”, tha ai.

“Fraksionet nuk janë të legalizuara brenda PS-së, por arsyeja për të folur do vazhdojë. Unë do vazhdoj të flas për sa kohë që Rilindja dhe PD-ja janë fatkeqësisht dy parti të djathta’’

Nesër është e enjte dhe unë jam në Parlament. Pasnesër është e premte, mbipasnesër është e shtunë dhe jam pushim.’’ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Newsbomb.al zbardh fjalën e Blushit në Asamble: Nëse më duhet të zgjedh mes PS-së dhe Shqipërisë? Unë zgjedh çdo ditë të dytën, deri në fund!
Shqipëria apo partia?! Blushi vë në provë kolegët, ja kë zgjedhin Majko, Balla dhe Bushati »
Article Logic
Execution time: 0.026173830032349
array(1) { ["section"]=> string(135) "blushi-sulmon-ramen-edhe-per-manipulimin-e-televizioneve-kur-flet-edi-rama-eshte-live-kur-flasim-ne-te-tjeret-spina-e-tv-ve-hiqet-34664" }