Blushi sulmon rëndë Berishën: Mos më thuaj mua si të luftoj PS, trego çfarë i bëre Pollos e Lulit. Ndërhyn Meta, i përgjigjet Berisha

Publikuar tek: politike, më 16:57 04-02-2016 Blushi sulmon rëndë Berishën: Mos më thuaj mua si të luftoj PS, trego çfarë i bëre Pollos e Lulit. Ndërhyn Meta, i përgjigjet Berisha

Ben Blushi sulmon ashpër nga Kuvendi ish kryeministrin Sali Berisha duke i thënë mos t”i bëjë moral për mënyrën sesi ai duhet të luftojë PS-në por të merret me partinë e tij.

Blushi e garantoi Berishën se do jetë gjithnjë kundër tij ndërsa i kërkoi që nëse ka dëshirë të çohet e të flasë në foltore” të tregojë si nxorri Pollon jashtë partie dhe si i thotë Lulit të bëjë ç’të dojë”.

Blushi-Berishës:Ne jemi në garë zotëri, nuk e mohoj. Po ti ç’punë ke. Unë jam nga ata njerëz që të njoh ç’ke bërë në 25 vjet. Selamin e çove 10 vite në Amerikë, ja ku e ke. Ka njerëz që i ke rrafur, mua s’po më rref njeri.

 

Me kë ke bërë garë në 25 vjet? Unë po dal se kam frikë nga modeli që krijove ti që s’kishe rival, i merrte Izet Haxhia t'i rrihte rivalët në zyrë. Nuk dua që modeli yt të vijë në partinë ku jam unë.

Mos më bëj moral si ta bëj luftën më mirë brenda PS, mos u ngatërro me ne! Do çohesh? Çfarë do thuash? Nëse çohesh dhe thua si ke drejtuar rivalët e partisë tënde, si e nxore Genc Pollon  jashtë partie, si e dërgove Selamin në emigrim, si e vendose Lulin aty dhe i thua ç’të bëjë nga mëngjesi në darkë, ky po që do ishte lajm.

Unë jam kundër kësaj situate të PS por një gjë është e sigurt, gjithmonë do jem kundër teje, çdo ditë se e di pse? Je komplet i papërshtatshëm, otoman komunist dhe në Ballkan me siguri je i fundit!”.

(Largohet Blushi, Berisha kërkon fjalën)

Meta: “Jo tani Berishës i takon të bëj replikë se ai foli për shqetësimet e Blushit, Blushi e sulmoi”.

Berisha: “Me Blushin kam njohje të vjetër dhe në çdo rrethanë absolutisht unë disa anë të tij i vlerësoj. Por çfarë është Blushi në politikë? Blushi është tradhëtar dhe po nuk pati njeri për të tradhëtuar, tradhëton veten e tij. Tani ti mendon se unë mund të harxhojë çerek fjale për të mbështetur ty politikisht? Po ta them edhe njëherë, ti dhe je tradhëtar dhe tradhëton edhe veten tënde. “Në botën e partive nuk kryetar ëngjëll edhe unë nuk pretendoj që kam qenë ëngjëll. Por unë kurrë nuk më ka shkuar në mëndje të pengojë njeri në garë. Kam pasur fat që kundërshtarët e mi kanë garuar, në disa raste jo. Unë absolutisht nuk mund të imagjinojë që në një vend demokratik të pengohet gara. Dhe së fundmi Blush, çdo njeri ka momente mjerimi, por të citosh vrasësin Izet Haxhia, që me dëshmi të Berishës është dënuar me 20 vite burg, e çove veten në derexhe që mjerë gara kush e pretendon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi takohet dhe flet me Fatmir Xhafën në Kuvend dhe vihen në fokusin e medias
Tahiri për masakrën e Elbasanit: Sot mësova se një polic i implikuar është ende në detyrë »
Article Logic
Execution time: 0.018255949020386
array(1) { ["section"]=> string(135) "blushi-sulmon-rende-berishen-mos-me-thuaj-mua-si-te-luftoj-ps-trego-cfare-i-bere-pollos-e-lulit-nderhyn-meta-i-pergjigjet-berisha-31752" }