BMI-Fitch; Shqipëria ndër vendet me rrezik më të lartë për ekonominë në Europën Juglindore, rritja do ngadalësohet

Publikuar tek: ekonomi, më 17:22 04-07-2018 BMI-Fitch; Shqipëria ndër vendet me rrezik më të lartë për ekonominë në Europën Juglindore, rritja do ngadalësohet

BMI Research, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit, Fitch, ka publikuar në korrik raportin e fundit për indeksin e rrezikut në Europën Juglindore.

Indeksi i BMI’s i rendit vendet në një shkallë nga 0-100, duke i vlerësuar stabilitetin afatshkurtër dhe afatgjatë politik, perspektivën afatshkurtër ekonomike, potencialin afatgjatë ekonomik dhe barriera operacionale për të bërë biznes (sa më i ulët indeksi aq më i lartë është rreziku).

Shqipëria, së bashku me Kosovën, Bosnjë Hercegovinën dhe Malin e Zi përfshihen në vendet që kanë rrezikun më të lartë ekonomik në afatin e shkurtër. Për Shqipërinë, indeksi është 45.6, ndërsa më të ulëtin e ka Bosnjë-Hercegovina me 36.5 dhe Kosova me 41.7%. Perspektivën më pozitive në afatin e shkurtër e ka Maqedonia, me një indeks prej 53.3.

Në afatin e gjatë, BMI parashikon për Shqipërinë një përmirësim të lehtë të perspektivës ekonomike (indeksi rritet në 49.6).

Raporti parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% këtë vit, nga 3.9% në 2017-n, për t’u ngadalësuar më tej në 3.5% në 2019-n dhe për ta marrë sërish veten në 2020-n, me një zgjerim prej 3.7%.

Inflacioni pritet të mbetet i ndrydhur, në rreth 2%. Deficiti i llogarisë korente pritet të përmirësohet, duke zbritur në 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2020-n, nga 6.5% në 2018-n.

Tensionet politike mbeten të larta, por qeveria nuk rrezikohet

Raporti thekson se rreziku politik do të mbetet i lartë në Shqipëri gjatë tremujorëve të ardhshëm, pavarësisht dorëheqjes së një parlamentari të Partisë Socialiste (PS) në pushtet, përfshirja e të cilit në trafikun e drogës nxiti protesta të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në fillim të vitit 2018, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. “Ne nuk besojmë se opozita do të jetë e suksesshme në qëllimin e saj, duke pasur parasysh popullaritetin e Ramës dhe rritjen e vazhdueshme ekonomike”, thotë raporti, duke shtuar se vazhdimi i protestave do të ndikonte negativisht rritjen ekonomike.

“Megjithatë, ne besojmë se rreziqet janë në rritje dhe mund të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike. Protestuesit kanë bllokuar lidhjet e transportit, të cilat jo vetëm shkaktojnë çrregullime të aktivitetit ekonomik, por gjithashtu rrezikojnë të dëmtojnë investitorët e huaj dhe perceptimet e huadhënësve. Këto rreziqe do të rriten për aq kohë sa protestuesit vazhdojnë të shënjestrojnë projektet e infrastrukturës që pritet të ndërtohen me modelin e partneritetit publik privat, teksa kjo mund të çojë në tërheqje të fondeve për këto projekte. Një ngadalësim në këto projekte do të kufizonte krijimin e vendeve të punës, gjë që do të rriste shanset që protestat të përshkallëzoheshin dhe kjo mund të fillojë të kërcënojë jetëgjatësinë dhe fuqinë e PS”, thotë raporti.Monitor.al/

Capture-5.png

 

Capture-4.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në pagesat bankare, 70% e popullsisë të ketë llogari deri më 2022
»
Article Logic
Execution time: 0.02088189125061
array(1) { ["section"]=> string(119) "bmi-fitch-shqiperia-nder-vendet-me-rrezik-me-te-larte-per-ekonomine-ne-europen-juglindore-rritja-do-ngadalesohet-126750" }