Bob Dylan, 75-vjeçari që lufton kundër mitit të vet (FITUES I NOBEL PER LETËRSINË)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:56 13-10-2016 Bob Dylan, 75-vjeçari që lufton kundër mitit të vet (FITUES I NOBEL PER LETËRSINË)

Bob Dylan mbush 75 vjeç dhe është për të vënë bast se më indiferenti për të kujtuar këtë përvjetor, do të jetë pikërisht ai Robert Allen Zimmerman, ndoshta më enigmatiku ndër gjenitë e muzikës popullore.

Asnjë si ai nuk i është vërsulur mitit të vet, duke u kënaqur duke habitur publikun e kritikën me zgjedhjet e menjëhershme që shkojnë nga paisjet elektrike të viteve ’60 tek besimi i kristianëve të lindur së fundi, apo edhe për spotet publicitare të ''Victoria Secret''.

Për të mos folur për raportin që ka me repertorin e vet, që shpesh e bën të padeshifrueshëm për publikun në koncertet e veta.

Bob Dylan, është gjiganti i kulturës së fundit të viteve ’50: siç ka thënë Bruce Springsteen në fjalimin për të në janar 1988: Bob ka liruar mendjen tonë në të njëjtën mënyrë sikurse Elvisi liroi trupin tonë. Ka treguar që kjo muzikë ka një natyrë ekzaktësisht fizike dhe nuk do të thotë se është kundër intelektit.

Nga ky këndvështrim, kontributi i tij është i vështirë për t'u përcaktuar: me disqet e incizuar në vitet ’60, në fillim të karrierës së tij, i hapi muzikës popullore portat e një literature të gjerë, duke krijuar një model (kantautor) dhe një mit kundër të cilit ka luftuar gjithë jetën.

Por që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 50 vite dhe Dylan, gjithmonë ndershmërisht ka refuzuar rolin e profetit, por duke pasur një indiferencë olimpike për atë që ndodh rreth muzikës së tij.

Në mesin e viteve ’80, filloi celebrimin e ''Never Ending Tour'', (turneu pa fund) duke vazhduar me të njëjtën bandë, me mbi 100 data në vit. Nuk ka koncert që nuk kalon pa show live, dhe që mund t'i ndryshojë rrjedhën: përveçse ai përpara Papa Vojtilës me mbi 300 mijë vetë, apo së fundmi koncertet e tij në Kinë apo Saigon. Së fundi mediat kanë shpresuar të dëgjojnë prej tij fjalë kundër censurës së praktikuar nga qeveria e Pekinit apo ndonjë iluzion për luftën në Vietnam.

Por siç ka ndodhur shpeshherë, Dylan ka arritur t'i habisë të gjithë: pas më shumë se 30 vitesh, albumet e tij më të fundit ''Modern Times dhe Together Throught Life'', janë rikthyer në klasifikime dhe për të rënë dakord me kritikën, kjo nuk ka ndodhur që në fund të viteve ’80 me ''Oh Mercy''. (ANSA)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtari Bob Dylan fiton çmimin Nobel për Letërsinë, ceremonia në Stokholm
Çfarë shkruan për Bob Dylan, përkthyesi shqiptar i tij, Edvin Shvarc »
Article Logic
Execution time: 0.020096063613892
array(1) { ["section"]=> string(85) "bob-dylan-75-vjecari-qe-lufton-kunder-mitit-te-vet-fitues-i-nobel-per-letersine-56031" }