Bobi Kristina, vajza e këngëtares së njohur Whitney Houston, mendohet të dërgohet në shtëpi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:31 16-06-2015 Bobi Kristina, vajza e këngëtares së njohur Whitney Houston, mendohet të dërgohet në shtëpi Whitney Houston dhe vajza e saj Bobi Kristina

Bobi Kristina vajza e këngëtares Whitney Houston po mendohet që të dërgohet në shtëpinë e saj, për të vdekur në mënyrë paqësore, raportojnë mediat në Britani. 

Vajza e këngëtares së madhe po luftonte prej katër muajsh me vdekjen në një spital, që në muajin Janar kur ajo u gjend në banjon në shtëpinë e vet dhe nuk reagonte. Baba ii saj Bobby Brown dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë qëndruar në kokën e krevatit të saj, duke u lutur që ajo të merrte veten por ajo qëdronte në jetë vetëm në mënyrë mekanike në një qendër reabilitimi.

Një burim i tha Radar Online: Ata po mendojnë që ta cojnë atë në Georgia, duke e kthyer në shtëpinë e vet. Aty është shtëpia e saj dhe e nënës së saj. Nëse do ta conin aty, kjo do të ishte e jashtëzakonshme.

Megjithatë, babai i saj, është kundër lëvizjes së vajzës, duke luftuar për rikthimin e saj në jetë. Sipas raportimeve, ylli, refuzon që asaj ti heqin makinerinë që e mban në jetë. Një burim nga familja Broën i tha revistës “People”: Bobby nuk do ta bëjë një gjë të tillë”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022881031036377
array(1) { ["section"]=> string(95) "bobi-kristina-vajza-e-kengetares-se-njohur-whitney-houston-mendohet-te-dergohet-ne-shtepi-13742" }