Boçi: Atelier Albania, punishtja e Edi Ramës për fabrikimin e interesave të klientelës

Publikuar tek: politike, më 13:34 13-04-2015 Boçi: Atelier Albania, punishtja e Edi Ramës për fabrikimin e interesave të klientelës Luçiano Boçi

Partia Demokratike ka deklaruar sot se “Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës, ku fabrikohen interesat e klientelës së tij’’. Deputeti Luçiano Boçi u shpreh se Rama nuk po jep asnjë shpjegim për arkitektin e qeverisë flamane Peter Swinen dhe lidhjet me të.

“Pasi rezultoi si bllokues i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani Edi Rama po shfaqet edhe me aferen e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane. Sot asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian.”, deklaro Boçi.

Sipas tij nisja e hetimeve për Sëinen ka çuar dyshimet tek Rama.

“Pas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen. Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Sëinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama.Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar  mikun e tij. Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares.”, thekson Boçi.

Duke shpjeguar lidhjen e Ramës me Sëinen, Boçi ka folur për kontaktet e tyre që kur kryeministri drejtonte bashkinë. “ Njohje që kanë nisur nga koha e Bashkisë së Tiranës, ku ky arkitekt ishte i preferuari i Ramës dhe shfaqej pas çdo projekti. Një nga këta, Sheshi Skenderbej, një simbol i çrregullit, i kaosit, i nëpërkëmbjes së qytetarëve, që jo vetëm mbajti Tiranën të bllokuar për 4 vite por që në fund nuk parashikonte as zgjidhje për trafikun. Miqësia me arkitektin nën hetim ka kulmuar me projektin e tij për sarajet e Edi Ramës në Surrel.”, përfundoi Boçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizimi i kandidatëve të PD-së/ Për Prrenjasin Bajazit Karriqi, në Maliq Xhevdet Belishta
Zgjedhjet lokale/ PD, LSI, PBDNJ dhe PDK regjistrohen në KQZ. 14 prilli afati i fundit »
Article Logic
Execution time: 0.028173923492432
array(1) { ["section"]=> string(89) "boci-atelier-albania-punishtja-e-edi-rames-per-fabrikimin-e-interesave-te-klienteles-8573" }