Boçi i PD: Rama e ndoti edhe më shumë kur u shfaq mes dy simbolesh

Publikuar tek: politike, më 17:51 11-11-2015 Boçi i PD: Rama e ndoti edhe më shumë kur u shfaq mes dy simbolesh

“Edi Rama e ndoti edhe më shumë sot opinionin publik me një lum mashtrimesh, kur u shfaq në mes të dy simboleve; simbolit të korrupsionit, Ilir Beqa, dhe simbolit të krimit, Saimir Tahiri”, kështu ka deklaruar për mediat Luçiano Boçi.

Boçi ka përsëritur akuzat e vazhdueshme të selisë blu, sipas të cilës Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan ndërsa nuk la pa përmbendur edhe konçensionet në shëndetësi.

“Me regji qendrore vazhdon të marrë orë të tëra në ekrane me një përrallë që e jeton vetëm ai dhe 40 hajdutët e tij.

Çdo shqiptar e di sot, se ai është kryeministri më i korruptuar në ballkan me qeverinë më të korruptuar në ballkan.

Çdo shqiptar e di se kjo është qeveria e beqës së 28 tenderave që ka marrë për veten e tij me 11 milionë euro, e beqës së qindra milionë eurove me koncesionet në shëndetësi për miqtë e kryeministrit”, tha ndër të tjera Boçi në deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve, PD kërkon heqjen e mandatit të Valentina Leskajt
Miratohet me votat e shumicës në Këshillin Bashkiak, projekti për parkingjet me pagesë »
Article Logic
Execution time: 0.021834135055542
array(1) { ["section"]=> string(71) "boci-i-pd-rama-e-ndoti-edhe-me-shume-kur-u-shfaq-mes-dy-simbolesh-25193" }