Boçi ironizon kritikët e PD: Kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë

Publikuar tek: politike, më 21:36 16-12-2018 Boçi ironizon kritikët e PD: Kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se kritikët e PD kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai mori shembujt e Majlinda Bregut dhe Ridvan Bodes, të cilët -tha ai- kanë qenë eksponentë të lartë të PD, por tani janë përfaqësues të qeverisë.

“Kur kalon në opozitë ka dy rrugë, ose do zgjedhësh përballjen vazhdimin e opozitës ose do zgjedhësh dillin politik për tu ngrohur në diellin e rrezeve të qeverisë. Nëse do marrim emra, brenda etikës politike, zonja Bregu ka qenë funksionare e lartë e PD dhe sot është përfaqësuese e qeverisë. Edhe zoti Bode, i cili ka qenë figura 2 e PD, është një nga numrat kandidat si përfaqësues i qeverisë. Ndërsa Patozi ka zgjedhur të mos jetë i përfaqësuar nga kryetari aktual, duke e bërë atë luftën politike në planin personal. Nga e gjithë kjo situatë dëmi nuk shkon tek lidershipi sepse lidershipi forcohet, por tek ai militanti. E trondit emocionalisht, por nuk pengon angazhimin e tij të plotë”, deklaroi Boçi.

Boçi tha se PD ka mbështetur protestën e studentëve, ndërsa tha se kërkesat dhe zgjidhja e tyre janë politike.

“Ne i kemi mbështetur. Unë vërtet nuk kam dashur të gjykohem nga kostumi im politik, por ekzistenca e angazhimit qytetar është pjesë e angazhimit politik. Në çdo rrethanë të isha, edhe sikur qeverisja të ishte e PD, këmbët e mia do më çonin tek studentët”, u shpreh deputeti demokrat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘PRO dialogut’, Berisha denoncon blerjen e studentëve: Vazhdojnë përpjekjet primitive të Edvinit për çarjen e protestës (FOTO)
“RENEA të shpërndajë studentët”, s’përmbahet Braçe: Haleja e kryetares së LSI dhe Nisma e hajdutit ordiner përhapin lajme të rreme »
Article Logic
Execution time: 0.025120973587036
array(1) { ["section"]=> string(92) "boci-ironizon-kritiket-e-pd-kane-zgjedhur-te-ngrohen-ne-diellin-e-rrezeve-te-qeverise-145392" }