Bode leksion nga foltorja pasardhësit Ahmetaj: Nuk bëhet ekonomia me mburrje e demagogji. Duhen para

Publikuar tek: ekonomi, më 15:40 12-05-2016 Bode leksion nga foltorja pasardhësit Ahmetaj: Nuk bëhet ekonomia me mburrje e demagogji. Duhen para

Ish ministri i Ekonomisë Ridvan Bode i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit ministrit aktual të Finacave, më herët ministër i Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke i thënë se ekonomia nuk bëhet me fjalë por me para.

Bode citoi shifrat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT duke akuzuar ministrin që sipas Bodes tha gjera të pavërteta “pa iu skuqur faqja dhe pa iu dredhur zëri”.

"Nuk flas me llogje kafeneje. Unë kam statistikën e fundit të BSH. Shifrat thonë që niveli i kreditit në ekonominë shqiptare ka rënë.

Në mars 2013, 374 miliard lekë kredi për biznesi. Në  2016 kredia për biznesinështë  354 lekë, pra më pak. Kjo është e vërteta e ekonomisë dhe kreditimit të qeverisë.

Ministrat qeveritare thonë kemi punuar shumë dhe heqja nga llogaritë e bankave nuk mund të mbetet demagogji në programin e qeverisë. (Bode citon statistikën e BSH)

 Për kreditë e humbura në janar 2013- 43 miliard lekë, në vitin 2016 -58 miliard lekë.

Kreditë e këqija të klasifikuara edhe pse janë fshirë nga llogaritë e bankave kalojnë në rritje vit pas viti. 1 janar 2016 niveli i kredive 106 miliard lekë, 31 mars niveli i kredive të këqija 112 miliard lekë. Kjo është ecuria e ekonomisë. Ju flisni me gënjeshtra dhe hamendje   .

Unë vajta në internet dhe mora nga INSTAT që është i qeverisë, ja cfarë thotë: (Citon statistikat)

Në muajin janar 2016 eksportet e mallrave u ulën 7. 8 përqind, importet me 1.2 përqind dhe deficiti është rritur me 5 përqind. Këto i thotë INSTATI dhe janë statistika të publikuara në shkurt.

Ministrat dalin e flasin pa ju skuqur faqja dhe pa ju dridhur zëri për suksese. Rrritja ekonomike nuk krijohet me pallavra, me mburrje e demogagji. Rritja ekonomike krijohet me para”, tha Bode nga Kuvendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023407936096191
array(1) { ["section"]=> string(104) "bode-leksion-nga-foltorja-pasardhesit-ahmetaj-nuk-behet-ekonomia-me-mburrje-e-demagogji-duhen-para-40248" }