Bogdani: 5 mijë vende punë, mashtime. Veliaj një ministër turist i një populli eksod

Publikuar tek: politike, më 13:37 29-04-2015 Bogdani: 5 mijë vende punë, mashtime. Veliaj një ministër turist i një populli eksod Gert Bogdani, deputet i PD

Deputeti i PD, Gert Bogdani i quajti mashtrime 5 mijë vendet e punës të deklaruara nga kryeministri Rama e ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj në Panairin e Punës. Bogdani përmendi edhe një sërë shifrash që sipas tij tregojnë papunësinë e të rinjve që sot është në nivelet më të larta.

“Ministri i Mirëqënies Sociale i thotë qytetarëve hajdeni te Pallati i Kongreseve se ka 5 mijë vende pune. Këto janë mashtrime, janë mashtrime në vazhdën e padrejtësive që u bëhet të rinjve shqiptarë. Sot, në vend janë më shumë të papunësuar, këtë e tregojnë shifrat e INSTAT, e tregojnë shifrat e sigurimeve shoqërore”, tha Bogdani.

“Ministri thotë që mbyllëm marrëveshjen me Gjermaninë për pensionet, po shqiptarët nuk duan pensione, duan punë. Një ministër turist i një populli eksod”, përmbylli deklaratën e tij për PD Gerti Bogdani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova në takim me gratë: Bashkia ka nevojë për zemërgjerësinë tuaj
Tahiri në Beograd: Duhen zhdukur paragjykimet mes vendeve »
Article Logic
Execution time: 0.010633945465088
array(1) { ["section"]=> string(86) "bogdani-5-mije-vende-pune-mashtime-veliaj-nje-minister-turist-i-nje-populli-eksod-9971" }