Bogdani: Edhe pse pushteti shpresoi për dhunë, PD paqësore

Publikuar tek: politike, më 13:38 12-03-2015 Bogdani: Edhe pse pushteti shpresoi për dhunë, PD paqësore Gerti Bogdani

Pas përfundimit të protestës së PD-së që u zhvillua paqësisht në Tiranë, deputeti I saj Gerti Bogdani thotë se edhe pse u mundua të krijohej tension nga pushteti i kriminelëve, sërish PD u shfaq paqësore, në anën e popullit.

“Partia Demokratike tregoi edhe njëherë sot, se është në anën e popullit, dhe megjithëse pushteti i kriminelëve, u mundua të krijonte tension duke shpresuar për dhunë, zëri paqësor i qindra mijëra qytetarëve i tha JO varfërisë, krimit e padrejtësive, me zërin më të fortë që kanë dëgjuar ndonjëherë!!”, shkruan Bogdani në profilin e tij në ‘’Facebook’.

Protesta e opozitës përfundoi pa asnjë incident, ndryshe nga ç’kishte dyshime policia e shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror se element kriminalë me armë e eksplozivë mund të infiltroheshin në turmat e protestuesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili: Berisha nuk foli dot në miting, Meta do ja japë fjalën në Kuvend
Çamët pa aleanca, Idrizi: “Nesër mbledh Këshillin”. Lidhja me Ramën, deputeti Karamani »
Article Logic
Execution time: 0.012687921524048
array(1) { ["section"]=> string(61) "bogdani-edhe-pse-pushteti-shpresoi-per-dhune-pd-paqesore-5689" }