Bogdani i dërguari i De Biasit për t’u transmetuar mesazhet lojtarëve në fushë

Publikuar tek: sport, më 15:51 08-09-2015 Bogdani i dërguari i De Biasit për t’u transmetuar mesazhet lojtarëve në fushë Erjon Bogdani

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, tashmë pjesë e stafit të tranjerit Gianni de Biasi, është parë gjatë ndeshjes së djeshme kundër Portugalisë, duke komunikuar me lojtarët në anën tjetër të fushës.

Bogdani ka lëvizur nga pankina kuq e zi, për të kaluar në krahun tjetër të fushës, ku është parë duke i dhënë udhëzime lojtarëve të krahut të djathtë, Odise Roshit dhe Berat Gjimshitit.

Ndonëse, Roshi hyri në fushë në minutën e 71 të ndeshjes, De Biasi nuk i kishte dhënë të gjitha udhëzimet për lojtarin fierak dhe për këtë arsye është dashur ndërhyrja e Bogdanit.

Pasi ka komunikuar shkurtimisht me dy lojtarët, Bogdani është zhvendosur sërish pranë pankinës shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cristiano Ronaldo kthehet në shtëpi dhe ja se ç’thotë për ndeshjen e mbrëmshme
Manaj nuk grumbullohet me Kombëtaren: Do kthehem më i fortë për ngritur në qiell emrin e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.016774892807007
array(1) { ["section"]=> string(84) "bogdani-i-derguari-i-de-biasit-per-t-u-transmetuar-mesazhet-lojtareve-ne-fushe-20274" }