Bogdo i revoltuar për Jolezën: Kryqëzuat një femër! O Lul po ti vodhe 300 milion, O Edi po ti ke bredhur b***jashtë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:43 18-02-2016 Bogdo i revoltuar për Jolezën: Kryqëzuat një femër! O Lul po ti vodhe 300 milion, O Edi po ti ke bredhur b***jashtë

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo shpërthen ndaj atyre që sipas tij e “kryqëzuan Jolezën”, kryetaren e FRESSH pas fjalimit që u shndërrua në hit edhe në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme kryeministri Rama gjatë një mbledhje me forumin e të rinjve, u komunikoi këtyre të fundit se Joleza Koka e kishte përfunduar misionin e saj. Koka e të rinjve nuk do të këndidojë më në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FRESSH.

“Më thoni....çfarë beri gabim Joleza?

Kam pothuajse një jave, që shoh masakrimin mediatik që ju bë Joleza Kokës, për të ashtuquajturin " fjalim i turpshëm". Në gjykimin tim, ishte përshkrim i sinqertë i asaj që realisht kishte bërë. Dhe, me thoni...ju kurrë nuk e keni bërë? Të dilni, të pini dy ose tre gota dhe të flini te ndonje shok ose shoqe? Apo qenka turp vetem ta thuash? Është më turp të bësh këtë që beri Joleza, apo të të filmojë Dritan Prifti në korrupsion e sipër (Meta), apo të rrahesh kolegët( Rama), apo të jesh ministër i brendshëm dhe le të rrahe kush nuk përton (Tahiri) apo te pretendosh qe je partia e rinise dhe modernizimit dhe pastaj të kryqëzosh Jolezën se doli piu një gote (Partia Demokratike). Kjo e fundit është më e dhimbshmja nga të gjitha....PD ishte kryqëzorja udhëheqëse e kryqëzatës qesharake që u krye ndaj një femre që tregoi se cfarë kishte bërë dje. Më vjen kaq keq që jetoj në nje vend ku mund të ndodhe realisht kjo gjë. Si mund të dale luli dhe të shaje Jolezën se piu një gotë....o lul....po ti vodhe 300 milionëeuro në një rruge të vetme o burrë....si mund të thote Rama...do e përjashtoj Jolezën për sjellje të pahijshme... O Edi...po ti ke bredhur b...jashtë me kilometra të tëra...si mund të jeni kaq ekstremisht hipokritë?" pyet Bogdo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035717010498047
array(1) { ["section"]=> string(116) "bogdo-i-revoltuar-per-jolezen-kryqezuat-nje-femer-o-lul-po-ti-vodhe-300-milion-o-edi-po-ti-ke-bredhur-b-jashte-32898" }