Bojaxhi bën llogaritë: Fushata e Veliajt të paktën 2 milionë euro, e Kosovës 1 milion euro

Publikuar tek: politike, më 16:58 10-06-2015 Bojaxhi bën llogaritë: Fushata e Veliajt të paktën 2 milionë euro, e Kosovës 1 milion euro

Kandidati i pavarur për Tiranën Gjergj Bojaxhi ka sulmuar kandidatët kundërshtarë duke iu referuar ekspertëve që sipas tij dëshmojnë se fushata e Veliajt dhe Kosovës  ka kushtuar shumë më shumë nga sa ata pretendojnë.

Bojaxhi thotë se fushata e Veliajt  “ka arritur të paktën 2 milionë euro dhe mund të kalojë 3 milionë euro në fund të fushatës. Ai aktualisht shpenzon të paktën 50 mijë euro në ditë dhe shprehet se shqetësimi i tij kryesor janë nevojat e qytetarëve. Ajo që quajnë “dëgjesë” me popullin e zotit  Veliaj është një sipërmarrje e jashtëzakonshme teatrale që përfshin podium, ekrane elektronike, regji moderne, transmetim direkt televiziv, teknologjinë më të avancuar të ndriçimit dhe të zërit. Çdo “dëgjesë” me popullin e zotit  Veliaj kushton 3 mijë deri në 5 mijë euro. Fushata e Zotit Kosova, edhe pse disi më e varfër, është po ashtu e shtrenjtë. Edhe ajo do të kalojë 1 milion euro shpenzime”, shprehet Bojaxhi.

Kandidati i pavarur ngriti alarmin se paratë për financimin e fushatës janë dhënë më së shumti në shkelje të ligjit i cili i kufizon dhurimet e çdokujt në 10 milionë lekë.

Një ditë më parë Gjergj Bojaxhi kërkoi publikisht që të gjithë kandidatët të përballen në një debat para qytetarëve në shërbim të demokracisë dhe jo të fshihen pas emisioneve me pyetje të parapërgatitura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi miting në Lushnje: PSD krenare që s’ka bërë kurrë pazar me mandatet dhe votat majta
Kosova: T’i zgjidhim hallet së bashku, do të përfaqësoj edhe socialistët e ndershëm »
Article Logic
Execution time: 0.022261142730713
array(1) { ["section"]=> string(94) "bojaxhi-ben-llogarite-fushata-e-veliajt-te-pakten-2-milione-euro-e-kosoves-1-milion-euro-13215" }