Bojaxhi: E ardhmja nuk u takon sehirgjinjëve, dëshmuam se kurajoja triumfon mbi frikën

Publikuar tek: politike, më 13:44 19-06-2015 Bojaxhi: E ardhmja nuk u takon sehirgjinjëve, dëshmuam se kurajoja triumfon mbi frikën

Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi në një takim me aktivistët e “Ne Tirana” tha se ajo që i bashkon është fakti se guxojnë të veprojmë dhe e dinë që e ardhmja nuk i takon sehirxhinjëve dhe spektatorëve, por atyre që guxojnë të veprojnë.

“Pas çerek shekulli ne nuk mund të pranojmë si të mirëqenë tezat e politikanëve, analistëve, mediave të kapura; se kemi një sistem që nuk mund t’a ndryshojmë dhe duhet t’i nënshtrohemi dhe se në këtë vend nuk ka njerëz të ndershëm. Ne jemi të ndershëm dhe kemi kurajo të vendosim sesi do qeverisim” tha Gjergj Bojaxhi.

Bojaxhi  ju bëri thirrje simpatizantëve se ,“Çdo votë e juaja apo miqve tuaj është sot më e rëndësishme se kurrë. Ky nuk është takim përmbyllës por fillimi i një ndryshimi të madh historik.” u shpreh ai.

Gjergj Bojaxhi theksoi se kjo nismë ka korrur një fitore shumë të madhe pasi ka treguar se njerëzit janë më të rëndësishëm sesa paraja.

 “E gjithë fushata prej dy muajsh kushtoi 30 mijë euro, aq sa kushton vetëm një orë e fushatave e kandidatëve politikë . Treguam se në këtë vend ka akoma njerëz idealistë të cilët zgjedhin të drejtën pa marrë parasysh koston dhe pa pritur të marrin mbrapsht ndonjë gjë.” – tha  Bojaxhi.

Kandindidati i Pavarur për bashkinë e Tiranës u shpreh se pavarësisht rezultatit fushata e tij dëshmoi se “në një vend ku mbizotëron frika, u dha shembulli se kurajoja jonë qytetarë është më e madhe se gjithçka.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: Tiranës nuk i duhen “çuna tavoline e shoqnie”. Ja pse ju them votoni Erjonin
Albert Çaçi mbyll fushatën me Gjinushin e Priftin: Të sfidojmë presionn e pushtetit »
Article Logic
Execution time: 0.019635915756226
array(1) { ["section"]=> string(90) "bojaxhi-e-ardhmja-nuk-u-takon-sehirgjinjeve-deshmuam-se-kurajoja-triumfon-mbi-friken-14014" }