Bojaxhi: Fondet për fushatën i kemi transparente, qytetarët të kontribuojnë

Publikuar tek: politike, më 20:20 07-05-2015

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi i është përgjigjur sërish pyetjeve të qytetarëve nëpërmjet kanalit “Youtube” në internet. Pyetje të ndryshme i janë drejtuar Bojaxhi nga qytetarët, që nga financimi i fushatës dhe deri te problemi me qentë e rrugës në kryeqytet.

Në lidhje me financimin e fushatës, Gjergj Bojaxhi është përgjigjur se çdo fond do të jetë transparent për publikun, ndërsa ka ftuar qytetarët të kontribuojnë me sa kanë mundësi, në mënyrë që të ndihen bashkëpronarë të këtij projekti.

Bojaxhi i është përgjigjur edhe pyetjes së bërë nga Newsbomb për projektet e tij për trashëgiminë kulturore të Tiranës, të cilës i është përgjigjur se “ka ardhur koha që ato objekte kulturore që varen nga bashkia të identifikohen dhe mos të hiqen qafe”.

Zoti Bojaxhi, meqënëse ju keni qenë bashkëkryetar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore mund të thoni se cili është projekti juaj për trashëgiminë kulturore në Tiranë?

Atëherë në radhë të parë ka ardhur koha që ato objekte kulturore që varen nga bashkia të identifikohen qartë dhe të mos hiqen qafë si deri më sot. Dhe unë mendoj se ka shumë fondacione dhe biznese private që janë të gatshme të mbështesin bashkinë në rikontruksionin dhe ruatjen dhe ka shumë hapësirë që me fondacione private dhe publike të kemi mundësi të ruajmë ato obkekte që kanë rëndësi kulturore dhe historike për bashkinë e Tiranës.

Një nga problemet kryesore është pastrimi i qytetit?

Po, unë mendoj se pastrimi i qytetit është një ndër pesë prioritetet kryesore, dhe kjo fillon duke eleminuar ato kompani dhe të ndërpresim lidhjet klienteliste dhe kontratat e tyre të rishikohen. Dhe menazhimi i integruar i qytetit do të jetë e ardhmja që ne të kemi një qytet më të pastër, dhe jo njerëz që duan të derdhin kazanët për të gjetur dicka.

Si do të siguroni fondet për qytetin?

Unë nuk kam dalë për të bërë kundërshti as pozitës as opozitës, por për të kandiduar për qytetarët e Tiranës. Dhe nëse opozita dhe pozita do të pengojnë punën e qytetit nuk do të pengojnë kryetarin por jetesën e qytetarëve. Nuk besoj se pozita dhe opozita do të na kërcënojnë ne si qytetarë të Tiranës.

Keni një plan për zonën e unazës së re, dmth të Kasharit? Eshtë edhe zona më beterr e Tiranës

Po kam disa miq që jetojnë në atë zonë dhe duket qartë që është një zonë që është menduar për të përfituar ata që ndërtojnë dhe jo ata që banojnë aty. Zhvillimi i ardhshëm i asaj zone duhet të bëhet mbi bazën ku fillimisht të jenë elementët kryesorë të zhvillimit. Pasi të arrihet ky standard mund të zhvillohet dhe më tej. Ne nuk mund të shtojmë dendësinë në një zonë pa plotësuar këto kushte të infrastrukturës bazë të Tiranës.

Si do të zgjidhni problemin e qenve në Tiranë dhe të konfliktualitetit me qeverinë për marrjen e fondeve?

Pjesa e parë është shumë e rëndësishme për problemin e kafshëve në rrugët e Tiranës dhe kjo do  zgjidhe sa më humane për këto kafshë. Jam i bindur që ka organizata lokale që merren dhe unë do të bashkëpunoj me ta. Për të gjetur kushtet fondet dhe buxhetin. Në lidhje me fondet e qeverisë qendrore: bashkia e Tiranës ka goxha fonde nga vjelja e taksave, bashkia e Tiranës nëse mbledh gjysmën e taksave bën shumë. Kryetarët e bashkive kanë dhënë leje pallatesh, dhe kanë krijuar kosto dhe ulje të standardit të cilësisë së jetesës. Problemi i Tiranës është politik dhe është me faktin se keqadministrohet e drejta për të zhviluar pronën dhe duke mos menduar për infrasktrutuyrën për qytetarët.

Me çfarë lekësh e bën fushatën?

E sigurtë që fushatën nuk po e bëjmë me fonde që nuk i bëjmë transparente. Ne do të bëjmë transparent çdo shpenzim të fushatës. Ato fonde po i  marrim duke kërkuar ndihmë nga gjithë qytertarët që të gjithë ta ndiejnë veten bashkëpronarë të këtij projekti. Dhe do të jemi transparentë nga ana jonë për fushatën dhe fondet e saj.

Po për punonjësit e bashkisë? Do ketë testim?

Shpresoj që ju të jeni punonjëse e bashkisë dhe përgjigja të jetë e qartë. S’kam ndërmend të bëj proces testimi pasi ka rregulla dhe standarde për mënyrën sesi punësohen dhe shkarkohen njerëzit. Objektivi im është t’i shërbejmë qytetarëve të Tiranës. E gjithë ata punonjës të bashkisë që nuk kanë bërë shkelje ligjore dhe dinë të japin shërbimet, janë të mirëpritur në staf. Ka ardhur koha të ikin fasadat boshe dhe të mos themi që njerëzit nuk dinë e nuk bëjnë. Ka plot njerëz që janë të aftë profesionalisht dhe meritojnë një kryetar bashkie me integritet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Problem me mbiemrin, KQZ nuk regjistron Grida Dumën si kandidate
Taksisti kritikon punën e ngadaltë të qeverisë, Veliaj përgjigjet për bashkinë: Më keq se ç’jemi nuk bëhet »
Article Logic
Execution time: 0.021322965621948
array(1) { ["section"]=> string(79) "bojaxhi-fondet-per-fushaten-i-kemi-transparente-qytetaret-te-kontribuojne-10611" }