Bojaxhi:Keqmenaxhimi i mbetjeve, shkak për helmimin e tokës dhe ujit

Publikuar tek: politike, më 13:12 07-06-2015 Bojaxhi:Keqmenaxhimi i mbetjeve, shkak për helmimin e tokës dhe ujit

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot keqmenaxhimin e landfillit të Sharrës. Aty mblidhen mbetjet urbane, ndërtimore, spitalore apo mbetje të tjera te rrezikshme dhe pasojat e shtrihen në gjithë zonën e Tiranës, Durrësit dhe fshatrave të tyre. Sipas Bojaxhi helmimi i ajrit, ujit dhe tokës si pasojë e çlirimit të lëndëve të rrezikshme janë shkak i sëmundjeve kronikë në Tiranë.

 “Për shkak të keqmenaxhimit, në këtë landfill ka zjarre të herëpasherëshme dhe në vend që mbetjet të përpunohen, derdhen në formën e lëngjeve të helmuara direkt në ujërat e lumit Erzen dhe me pas ne det. Këto burime ujore përdoren për ujitjen e tokave bujqesore dhe të atyre ushqimeve që ne ushqehemi. Ky është shkatërrimi mjedisor dhe bombë me sahat. Kjo vjen nga korrupsioni, paaftësia dhe keqmenaxhimi të qytetit nga kryebashkiakët partiakë”, u shpreh Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi tha se nëse ai do të jetë i zgjedhuri i qytetarëve në krye të bashkisë së Tiranës, prioritetet në lidhje me këtë landfill do të jenë:

1. Mbetjet do të kompaktësohen dhe mbulohen në mënyrë të përditshme në mënyrë që ndotja të mos shpërndahet në atmosferë siç ndodh sot.

2. Nuk do te lejohen persona të paautorizuar të punojnë me riciklimin e mbetjeve brenda territorit të landfillit duke krijuar fitime të paligjshme për subjekte të dyshimta.

3. Do krijohet një basen për grumbullimin dhe trajtimin e lëngjeve të gjeneruara nga landfilli që mos derdhen ne lumë dhe det siç ndodh sot.

4. Do garantohet funksionimi i plotë dhe i përditshëm i cdo makinerie apo impianti të financuar qoftë nga kredia e Qeverise Italiane qoftë nga fondet e Bashkisë që të minimizohet impakti i tmerrshem ambiental i landfillit

5. Brenda 4 viteve të ardhshme do i jepet zgjidhje perfundimtare problemit të depozitimit të mbetjeve urbane në Tiranë me fillimin e investimit për një landfill të ri për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë katastrofë nga qyteti i Tiranës.

Një ditë më parë Kandidati I Pavarur për Tiranën ngriti shqetësimin e ndotjes brënda qytetit dhe premtoi ndryshimin duke miremenaxhuar ndërtimin dhe trafikun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Sëshpejti ndërtojmë portin turistik të jahteve
Skandali me rimbursimin e ilaçeve, shkarkohet kryetari i LSI-së së Elbasanit, Pjerin Xhuvani »
Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709
array(1) { ["section"]=> string(73) "bojaxhi-keqmenaxhimi-i-mbetjeve-shkak-per-helmimin-e-tokes-dhe-ujit-12907" }