Bojaxhi: “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor por edhe më pas

Publikuar tek: politike, më 17:31 12-06-2015 Bojaxhi: “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor por edhe më pas Kandidati i Pavarur Gjergj Bojaxhi

Kandidati i pavarur  Gjergj Bojaxhi ishte sot i ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës. Duke folur për kandidimin e tij dhe për nismën “Ne Tirana”, Bojaxhi u shpreh se ndryshimi fillon gjithmonë nga grupe të vogla që sfidojnë status quo-në dhe marrin kurajon për të ndryshuar pjesën e tyre të botës. Ai u shpreh i bindur se grupimi “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor por edhe më pas.

Duke u përgjigjur pyetjeve të studentëve, Bojaxhi u shpreh “sistemi i korruptuar dhe klientelist partiak që kushtëzon qeverisjen  në favor të interesave private dhe në dëm të interesit publik. I njëjti shkak dhe e njëjta situatë është edhe në qytetin e Tiranës. Për këtë arsye, theksi kryesor i fushatës dhe premtimeve tona ka qënë rrënjosja e klientelizmit dhe depolitizimi i plotë i Bashkisë së Tiranës. Nëse anshkalojmë këto probleme me natyrë politike dhe e kthejmë debatin në çështje teknike do jemi duke luajtur teatër, skenari i të cilit do të jetë njëri premton 5 fusha sportive, tjetri 7 e një tjetër 17.

Gjergj Bojaxhi u ndal gjithashtu mbi propagandën që po bëhet gjithandej për grumbullimin e pushteteve në një dorë. Ai u shpreh se propaganda që Kryetari i Bashkisë duhet të kontrollojë këshillin bashkiak është jo vetëm propagandë antikushtetuese por edhe antidemokratike pasi këto dy institucione janë qëllimisht të pavarura dhe funksionojnë me parimin e kontrollit dhe balancimit të pushteteve. Bojaxhi u shpreh se e vetmja garanci që ne kemi për mirëqeverisje në Bashkinë e Tiranës është kushtetuta që ka sanksionon se Këshilli duhet të kontrollojë Kryetarin e Bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU: Deklaratat e Kotzias të papranueshme, neonazistët janë në parlamentin grek
“O b.... q..., o laro pazari, u bëre ti o...” Ja ç’ thanë në Kuvend deputetët kur sinjali u ndërpre »
Article Logic
Execution time: 0.026953935623169
array(1) { ["section"]=> string(93) "bojaxhi-ne-tirana-do-ta-ndryshoje-politiken-jo-vetem-deri-ne-21-qershor-por-edhe-me-pas-13403" }