Bojaxhi: Partitë dhe kandidatët teatër në fushatë, për ta ne jemi dele

Publikuar tek: politike, më 13:49 20-05-2015 Bojaxhi: Partitë dhe kandidatët teatër në fushatë, për ta ne jemi dele Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi ka deklaruar sot se partitë politike dhe kandidatët e tyre do luajnë teatër në fushatë, pasi ata do premtojnë se do bëjnë gjithçka për qytetarët, por në të vërtetë e kanë grabitur qytetin. “Për ta ne jemi dele, kurse Tirana është hambar që duhet bastitsur’’, tha sot Bojaxhi.

Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës i bëri deklaratat kur po denonconte publikisht ndërtimet që kanë gllabëruar zonat e gjëlbërta të Tiranës,  siç janë ato mes Zona Korpusit të Universitetit dhe Gardës, zona e Gardës, liqeni, zona përballë Fakultetit Ekonomik dhe kurora e Parkut afër Saukut.

“Politikanët e korruptuar dhe klientët e tyre janë bërë gjithmonë bashkë për të grabitur qytetin. Tani duhet që ne qytetarët të bëhemi bashkë për të ndalur shkatërrimin e qytetit. Partitë politike dhe kandidatët e tyre do të luajnë teatër në këtë fushatë. Ata do flasin për çdo gjë e do premtojnë çdo gjë, por nuk do flasin asnjëherë për planet e tyre dhe të klientëve të tyre kundër qytetit. Për ta ne jemi dele, kurse Tirana është hambar që duhet bastisur. Për ne Tirana është shtëpi dhe më 21 qershor ne do t’i tregojmë kastës politike që ne nuk jemi dele”, tha Bojaxhi.

Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

“Ky masakrim i parkut të liqenit ka ndodhur në bashkëpunim të ngushtë mes të gjithë kryeministrave dhe kryetarëve të Bashkisë që nga viti 2004: Në bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe qeverisë nga parku i Tiranës janë hequr më shumë se 700 mijë metër katrorë. E gjithë kjo sipërfaqe është kthyer në truall ndërtimi. Në vitin 2006, Kryebashkiaku Rama dhe Kryeminstri Berisha vulosën ndërrimin e sipërfaqëve të gjelbërta të parkut në zona ndërtimi. Në vitin 2012, kryebashkiaku Basha dhe kryeministri Berisha në planin rregullues të Tiranës rikonfirmuan betonizimin e ketyrë zonave”, theksoi Bojaxhi, duke shtuar se nëse këto plane nuk ndalen, zona shumë shpejt do kthehet në “ish-parku i liqenit’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Metës i përgjigjet RD-së: Ashensori jo në funksion të kreut të Kuvendit, ai synon të bjerë në peshë
Ramën e zë shiu në Elbasan, vazhdon prezantimin e Sejdinit edhe pa çadër »
Article Logic
Execution time: 0.023582220077515
array(1) { ["section"]=> string(74) "bojaxhi-partite-dhe-kandidatet-teater-ne-fushate-per-ta-ne-jemi-dele-11589" }