Bojaxhi: Partitë financohen me miliona euro, kjo është gjeneza e korrupsionit

Publikuar tek: politike, më 20:11 02-06-2015 Bojaxhi: Partitë financohen me miliona euro, kjo është gjeneza e korrupsionit

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka thënë gjatë emisionit “Studio e Hapur” se gjeneza e korrupsionit në shqipëri janë financimet jopublike të partive për fushatën elektorale.

“Ka ardhur koha që ne të diskutojmë në thelb se çfarë nuk shkon me ne, cilat janë problematikat që kemi, dhe si duhet t’i zgjidhim”, tha Bojaxhiu.

“Problemi që kemi në në qytet nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën. Nuk ka nevojë ti thuash hajdutit i majtë apo i djathtë, ne kemi parti politike që nuk i dimë se me çfarë financohen. Një nga partitë dhe kandidatët nuk e ka bërë këtë gjë, ndaj kjo është gjeneza e korrupsionit. Nuk dimë se kush i financon. Ne i kemi bërë publike financimet tona. Ne e kemi thënë se mbështetjen tonë e kemi marrë nga qytetarët. Kosto e fushatës sonë është modeste. Partitë politike të mëdha kanë harxhuar deri tanin mbi gjysmë miliard euro. Kush i financon?” ka thënë Bojaxhi.

Ai tha se ka arritur të shmanget nga ku fenomen duke mos u korruptar dhe duke bërë publike të gjitha fondet e fushatës, gjë që partitë e tjera nuk e kanë bërë.

“Nuk mendoj se të gjithë punonjësit administratës publike janë të korruptuar apo ata njerëz janë të emëruar dhe kanë ndikim politik. Emërimin në postin e zv/ministrin tek Financat e kam marrë nga Uashingtoni, skam pasur marrëdhënie politike. Në PD jam anëtarësuar në 2009, kam pasur role publike dhe nuk kam qenë i përfshirë në procesin e drejtpërdrejt të PD-së”,tha Bojaxhi gjatë emisionit “Studio e Hapur”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çarje te e majta/ Idrizi akuzë Ramës e Metës: Ka ikur koha e zgjedhjeve me parim Stalinist, populli voton e ju numëroni
KQZ ndan paratë, PS merr më shumë nga të gjitha »
Article Logic
Execution time: 0.022921085357666
array(1) { ["section"]=> string(81) "bojaxhi-partite-financohen-me-miliona-euro-kjo-eshte-gjeneza-e-korrupsionit-12526" }