Bojaxhi përgëzon Veliajn për fitoren:Do vazhdojmë përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 13:15 24-06-2015 Bojaxhi përgëzon Veliajn për fitoren:Do vazhdojmë përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve Gjergj Bojaxhiu

Kandidati i Pavarur Gjergj Bojaxhi i cili arriti të marrë mbështetjen e 16003 votuesve, i ka falenderuar për mbështetjen e dhënë të gjithë qytetarët gjatë fushatës elektorale, e cila më pas u përkthye në votë edhe për nismën e tij “Ne Tirana”.

“Sot, dua të falenderoj nga zemra mijëra qytetarë të Tiranës që na mbështetën në nismën tonë. Në sajë të votës tuaj ne thyem monopolin që partitë kanë mbi politikën tonë: pa mbështetje nga biznese klienteliste, pa para të fshehta, pa pronësi mediash, pa pazare politike. Thjesht me ndershmëri, vendosmëri dhe transparencë. Nga komunikimi në këto pak ditë fushatë jemi të bindur se numri i atyre që ishin shpirtërisht me ne është edhe më i madh. Në një kohë të shkurtër ne treguam se me këmbëngulje dhe kurajo qytetare, gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë. Përmes një grupi qytetarësh aktivë, përmes një lufte të përditshme, përmes një pasioni të jashtëzakonshëm për t’i bërë gjërat me ndershmëri dhe integritet, ne arritëm jo pa vështirësi të komunikojmë me mijëra qytetarë që kuptojnë se partitë politike ndërtuan një sistem për klientet e tyre dhe jo për qytetarët. Ne tashmë jemi me mijëra. Votat që qytetarët dhanë për ne janë shumë të rëndësishme. Këto vota na japin nxitjen, vendosmërinë dhe detyrën për ta vazhduar përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve për çdo padrejtësi apo abuzim ndaj tyre” tha Bojaxhi teksa nuk  la pa përgëzuar Veliajn për fitoren dhe të gjithë kandidatët e tjerë pjesëmarrës në garë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Tahiri vizitojnë në spital dy efektivët e plagosur. Rama: Ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit
Vlorë, në shpërndarjen e mandateve, kryeson PS. Ka akoma kuti të panumëruara »
Article Logic
Execution time: 0.65789294242859
array(1) { ["section"]=> string(108) "bojaxhi-pergezon-veliajn-per-fitoren-do-vazhdojme-perpjekjen-tone-per-t-u-rreshtuar-perkrah-qytetareve-14540" }