Bojaxhi prezanton projektin për transformimin e transportit publik

Publikuar tek: politike, më 13:46 01-06-2015 Bojaxhi prezanton projektin për transformimin e transportit publik

Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës ka prezantuar planin e tij për transformimin e shërbimit urban në Tiranë.

“Gjendja e transportit urban në Tiranë është e mjerueshme. Transporti është i shtrenjtë, ka cilësi të dobët, nuk është lehtësisht i arritshëm, operatorët abuzojnë me cilësinë e shërbimit. Kjo situatë është rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit të drejtuesve të Bashkisë” , është shprehur Bojaxhi.

Me tej Bojaxhi ka përcaktuar objektivat se si do të arrijë ta vërë në jetë planin  e tij.

“Përmirësimi i transportit urban do të jetë prioritet i im i rëndësishëm. Unë do të ndërmarr një transformim rrënjësor të këtij shërbimi. Masat kryesore të planit tim janë:

• Futja e biletës unike që mund të përdoret në çdo linjë dhe çmimi të jetë me bazë kohe.

• Biletat do të menaxhohen në mënyrë elektronike.

• Do të shdnërrojmë gjithë flotën në autobuza elektrikë me bateri.

• Do të integrojmë rrjetin e fragmentuar që nuk siguron vazhdimësi, përmes shtimit të linjave të reja dhe riorganizmit të atyre ekzistuese.

• Do të monitorojmë lëvizjen e autobuzëve në mënyrë elektronike.

• Do të krijojmë një sistem elektronik për monitorimin dhe koordinimin e transportit urban” , ka deklaruar kandidati Gjergj Bojaxhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha:Miku "për kokë dhe xhep" i Edi Ramës do të ndërtojë parkun olimpik
Shpërthen Braçe për shefin e qarkullimit: Pse mo me një rrugaç do merrem unë? (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.024175882339478
array(1) { ["section"]=> string(72) "bojaxhi-prezanton-projektin-per-transformimin-e-transportit-publik-12399" }