Bojaxhi sulmon Veliajn: 2.5 milionë euro fushtë për teatër e propagandë

Publikuar tek: politike, më 12:33 16-06-2015 Bojaxhi sulmon Veliajn: 2.5 milionë euro fushtë për teatër e propagandë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka kritikuar sërish partitë politike për shpenzimet e fushatës elektorale. Sipas tij gara elektorale për Bashkinë e Tiranës është fushata më e shtrenjtë në historinë tonë.  Në një deklaratë për mediat Bojaxhi thekson se “nga përllogaritjet e ekspertëve vetëm gara e Veliaj ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro, një shumë marramëndëse e harxhuar në një teatër propagande të shfrenuar.”

“Paratë me të cilat është financuar fushata e z. Veliaj kanë ardhur në rastin më të mirë nga biznese që kërkojnë favore prej tij dhe në rastin më të keq nga burime të dyshimta apo të paligjshme që duan të kontrollojnë politikën dhe qeverisjen. Ata që kanë dhënë këto financime do i marrin mbrapsht disa fish paratë që kanë dhënë, me favore, leje dhe kontrata nga Bashkia e Tiranës. Asnjë program i asnjë kandidati nuk merr vlerë kur negociohet në tryeza klientesh partiakë”, tha Gjergj Bojaxhi.

Sipas tij një kandidat që kërkon të vijë në pushtet me një mal me borxhe ndaj interesave private, do të jetë i kapur dhe peng i financuesve të tij.

“Një kandidat i tillë nëse vjen në pushtet do të korruptohet dhe do t’u shërbejë klientëve e financuesve por jo qytetarëve.” , theksoi Bojaxhi.

Në vijim të deklaratës së tij Bojaxhi tha se, “Nëse nuk do t’i themi stop këtij modeli, nuk do të ketë kurrë ndryshim.”

Një ditë më parë, Gjergj Bojaxhi theksoi se duhet guximi qytetar dhe angazhimi i intelektualëve për të ndalur padrejtësitë e klasës politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Paratë e Dzanashvilit mbulojnë luksin e Veliajt në fushatë
Akuza e deputetit të PD: Po shpërndajnë fletëpalosje që të ngatërrojnë numrin e kandidatit tonë »
Article Logic
Execution time: 0.026005983352661
array(1) { ["section"]=> string(76) "bojaxhi-sulmon-veliajn-2-5-milione-euro-fushte-per-teater-e-propagande-13744" }