Bojaxhi: Pse duhet të më votoni mua dhe jo Veliajn dhe Kosovën

Publikuar tek: politike, më 20:51 14-05-2015 Bojaxhi: Pse duhet të më votoni mua dhe jo Veliajn dhe Kosovën

Gjergj Bojaxhi në intervistën e dhënë për gazetarin, Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” tek "Ora News" deklaroi se, dy kandidatët e partive kryesore nuk janë gjë tjetër veçse “fotokopje” e kryetarëve të partive që përfaqësojnë.

Bojaxhiu nënvizoi se, nëse një prej tyre do të drejtojë Tiranën, kryeqyteti do të drejtohet siç është drejtuar 13 vitet e fundit, kur është drejtuar nga Rama dhe Basha.

“Karriera e tyre politike nuk varet nga qytetarët e Tiranës por nga kryetarët e partive të tyre. Këta dy kryetar partishë e kanë qeverisur Tiranë për 13 vjet”, tha kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

“Nëse neve na pëlqen Tirane e prodhurar nga këo dy kryetarë, atëherë ata që e pëlqejnë këtë Tiranë i kanë dhe fotokopjet e tyre. Ata që nuk e pëlqejnë, atëherë kanë mundësinë të zgjedhin një kandidaturë të pavarur që të bëjmë Tiranën një qytet të jetueshëm.”

Bojaxhiu nuk bëri asnjë koment personal për asnjë nga kandidatët, por shprehur kundërshtimin për autoritetin e tyre dhe mungesën e pavarësisë.

“Nuk kam nevojë të futem në detaje janë emrërua nga kryetarët e partive të tyre. Kanë dalë nga proces seleksionues jotransparen dhe nuk përfaqësojën as këto dy parti në realitet”, tha ai.

“Partitë nuk dëgjojnë as anëtarësinë e tyre. Kjo vërteton se nëse nuk do të dëgjojnë as qytesarët e Tiranës. Këta kandidatë vijnë me bizneset që i financojnë dhe me njerëzit që duhet t’i fusin nesër në punë. Nuk kam asnjë vërejtje për të thënë për kandidatët. E rëndësishme është se ne nuk mund të ndryshojmë qytetin tonë duke votuar kështu siç kemi votuar deri tani. Nuk kanë treguar që kanë pavarësi nga partia dhe kryetarët e tyre. Këta do bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë kryetarët er tyre me Tiranën”, tha më tej Bojaxhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Shina (Duma), KQZ merr vendimin për kandidaten e Durrësit
Veliaj për Kosovën dhe Bashën: Këta sillen si fëmijë po ne kemi kalamaj vetë në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.018749952316284
array(1) { ["section"]=> string(65) "bojaxhi-veliaj-dhe-kosova-jane-fotokopje-e-rames-dhe-bashes-11199" }