Bojkoti i DHKA, Manjani: Mos braktisni detyrën e shërbimit publik

Publikuar tek: politike, më 20:04 03-02-2016 Bojkoti i DHKA, Manjani: Mos braktisni detyrën e shërbimit publik

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar të mërkurën lidhur me njoftimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, e cila ka bërë me dije se përmes një vendimi të Këshillit Drejtues, në datën 8 shkurt 2016 do të bojkotohen në rang vendi të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat pasditen e të mërkurës, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka bërë një apel publik të gjithë avokatëve që të mos e braktisin detyrën e shërbimit publik dhe në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat me objekt gjykimi dhënien e masës së sigurisë personale.

Njëkohësisht, ministri Manjani u ka bërë thirrje avokatëve që janë pjesë e shërbimit ligjor falas, që të jenë disponibël për të dhënë shërbimin, ndërkohë që në reagimin e tij zyrtar ministri Manjani gjithashtu i kërkon trupës gjyqësore që të shmangi zvarritjen e çështjeve gjyqësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish ministri socialist: Mund t’i rikthehem politikës, kemi bërë hapa mbrapa për lirinë në parti
Namik Kopliku: Ben Blushin e mbështet gjithë Partia Socialiste, edhe Gramoz Ruçi »
Article Logic
Execution time: 0.019409894943237
array(1) { ["section"]=> string(69) "bojkoti-i-dhka-manjani-mos-braktisni-detyren-e-sherbimit-publik-31674" }