Boksieri i MMA vdes pasi rrëzohet me nokaut

Publikuar tek: sport, më 13:20 12-04-2016 Boksieri i MMA vdes pasi rrëzohet me nokaut

Boksieri portugez i MMA, Joao Carvalho, ka ndërruar jetë pas një ndeshje në Dublin, ku është rrëzuar nga kundërshtari me nokaut.

Carvalho pësoi dëmtime të rënda në kokë pasi u rrëzua me një nokaut teknik në ndeshjen “Total Extreme Fighting”, kundër Charlie Ward.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në kokë, por mjekët njoftuan vdekjen e tij pas 48 orësh në gjendje kritike. Ekipi, kundërshtari dhe organizatorët e eventit shprehën ngushëllimet e tyre të ndjera për humbjen e sportistit.

MMA, Mixed Martial Arts, është një përzierje e arteve luftarake por që ka ngjallur mjaft polemika për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Më fyen gruan dhe kombin”, boksieri shqiptar i kafshon veshin në ring serbit
Mediat: De Biasi kryeson, do drejtojë Italinë pas Euro 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.02633810043335
array(1) { ["section"]=> string(49) "boksieri-i-mma-vdes-pasi-rrezohet-me-nokaut-37488" }