Boksit në zi, vdes në ring Kampionia e Botës

Publikuar tek: sport, më 17:03 31-08-2017 Boksit në zi, vdes në ring Kampionia e Botës

Francezja Anxhelik Dukemin(Angelique Duchemin) Kampionia e botës në boks, ka pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes, duke e lënë atë të vdekur në vend.

 

26-vjeçare u nda nga jeta në qytetin e Perpinjan, në Francën jugore. Dukemin pësoi atak kardiak të hënën në palestrën e ekipit të saj në Tuir dhe u shpall më pas e vdekur në spital, shkruan The sun.

Në dhjetor të 2015 ajo u kurorëzua kampione e Europës, përpara se të bëhej kampione e botës majin e këtij viti. Në 21 tetor ajo do të ngjitej në skenë për të mbajtur titullin e Kampiones së Botës.

Kampionia olimpike, Estel Moseli shprehu ngushëllimet e saj në “Tëitter”. “Sapo kam marrë vesh me trishtim lajmin e vdekjes së Anxhelik Dukemin. Kemi qenë bashkë që nga fillimi. Ajo ishte shumë e re. Ngushëllime familjes së saj”.

Gjithashtu ngushëllime shprehu edhe bashkëkombësi i saj, Brahim Asloum, medalisti i artë olimpik në Lojërat e 2000-ës dhe ish-kampion i botës për të rinj në versionin WBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter aktiv në orët e fundit të merkatos, gati firma për Mustafin dhe Karamoh
“Bomba” e merkatos nga Partizani, merr mesfushorin e Legias së Varshavës »
Article Logic
Execution time: 0.013468980789185
array(1) { ["section"]=> string(49) "boksit-ne-zi-vdes-ne-ring-kampionia-e-botes-90756" }