‘Boll me përralla korçare’, Dervishi reagon ashpër për dhunën në stadium: Masa ekzemplare për Skënderbeun

Publikuar tek: sport, më 22:18 20-08-2018 ‘Boll me përralla korçare’, Dervishi reagon ashpër për dhunën në stadium: Masa ekzemplare për Skënderbeun Dritan Dervishi

Ish-drejtori i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi ka reaguar së fundmi në lidhje me ngjarjet në stadiumin e Korçës në ndeshjen Skënderbeu-Partizani. 

Dervishi në një deklaratë e ka cilësuar të papranueshëm reagimin e klubit korçar, duke kërkuar kështu dhe një dënim sa më të ashpër në drejtim të kampionëve në fuqi.

Akuzat ndaj tifozerisë së Partizanit, Dervishi i ka cilësuar si përralla dhe sajesa të Skënderbeut, duke theksuar se përgjegjësia për dhunën bie totalisht mbi klubin mikpritës.

“Ne Korçë ndodhi një ngjarje e rëndë, dhuna duhet dënuar dhe nuk duhet nënvlerësuar, pasi nuk i përket këtij sporti mbarë tokësor, që duhet të bashkojë, dhe jo të kthehet në ditën e gurëve”, ka shkruar Dritan Dervishi.

DEKLARATA E PLOTË E DRITAN DERVISHIT:

Java parë e kampionatit është një festë mbarë kombëtare, por dhe një herë nuk po flitet për futboll, por në javën e parë një ekip akuzon arbitrat, një tjetër akuzon për dhunë klubin tjetër… dhe anasjelltas…

Pse?

Ne Korçë ndodhi një ngjarje e rëndë, dhuna duhet dënuar dhe nuk duhet nënvlerësuar, pasi nuk i përket këtij sporti mbarë tokësor, që duhet të bashkojë, dhe jo të kthehet në ditën e gurëve..

Para organeve te drejtësisë duhet të merren masa ekzemplare për klubin Skënderbeu, pasi ata janë përgjegjësit kryesor, ata duhet të merren me organizimin e garës, dhe jo Partizani apo federata…

Por dhe këtë herë nga ai klub dëgjojmë përralla e sajesa… tifozët e Partizanit gabuan, por dhe te rrish poshtë gurëve pa reaguar është e vështirë, pasi nuk janë kafshë, klubi vendas jo të dënojë  dhunën, por merren me histori stolash…  Kjo klimë ndoshta atyre i shkon për mbare pasi duan te heqin vëmendjen nga problemi kryesor që ata kanë…FSHF të denojë dhunën dhe un kam besim gjithmonë te drejtësia sportive shpresoj që këtë herë të dënohen ata që nxiten dhunën jo ata qe ngelën viktima të saj…Dhe nuk është problemi te policia, por te organizimi i keq i skuadrës pritëse ..Dhe boll me akuza për të fshehur të vërtetën… Nëse je një klub fair play, e dënon dhunën nuk e justifikon!!!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Arena Kombëtare' merr formë, dalin pamjet e stadiumit të ri
»
Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811
array(1) { ["section"]=> string(108) "boll-me-perralla-korcare-dervishi-reagon-ashper-per-dhunen-ne-stadium-masa-ekzemplare-per-skenderbeun-131695" }