BOMB-HISTORI: Harta që shpëtoi Shqipërinë (EKSKLUZIVE)

Publikuar tek: dossier, më 09:07 24-09-2017 BOMB-HISTORI: Harta që shpëtoi Shqipërinë (EKSKLUZIVE)

 Erald Kapri

 Në përfundim të luftës së Parë Botërore, fati i Shqipërisë dhe kufijve të saj ishte në dyshim serioz. Por dalja në skenë e amerikanëve si fuqia kryesore e luftës dhe si faktori që vendosi për fituesin, dha një kthese ndryshe për të ardhmen.

 Shqipëria ishte një shtet asnjëanës gjatë Luftës së Parë Botërore. Para largimit nga vendi, Princ Vidi shpalli neutralitetin e Shqipërisë kur lufta shpërtheu në korrik 1914. Shqipëria u kthye në një front të gjerë lufte duke përjetuar shkatërrim dhe dhimbje të mëdha.

 Por kjo nuk do të ishte fatkeqësia e vetme. Vendet fqinje si Serbia, Italia dhe Greqia ishin shpallur vende fituese të luftës dhe kërkonin territor shqiptar. Italia kërkonte garanci në kontrollin e Otrantos dhe kishte zënë Vlorën. Serbia kërkonte dalje në Adriatik ndërsa Greqia Shqipërinë e Jugut.

 Lufta përfundoi me fitoren e Antantës falë ndërhyrjes amerikane e cila me një ekonomi të fortë dhe një ambicie të re, iu imponua Europës me një program prej 14 pikash të Presidentit amerikan Uillson. U shpall parimi i vetëvendosjes për kombet e vogla. Por si do të garantoheshin kufijtë në Europë?!

 Ndonëse Presidenti amerikan kishte një ekip të madh studiuesish me vete, amerikanët nuk kishin një informacion për etnografinë në Europë. Në këto kushte ata kërkojnë ndihmën e britanikëve, të cilët falë udhëtimeve të shpeshta, kishin etnografë të njohur që kishin bërë harta të shumta.

 Një hartë  etnografike e vitit 1916 iu dorëzua stafit të Presidentit amerikan dhe për këtë u zhvillua edhe një takim i zgjeruar në ministrinë e Luftës së Britanisë së Madhe. Kjo hartë identifikonte grupet etnike përmes gjuhës së folur në Europën Juglindore, pikërisht ku edhe problemet e kufijve ishin edhe të mprehta.

 Sipas britanikëve, gjë që u pranua edhe nga amerikanët, harta paraqeste të dhëna të besueshme mbi kompleksitetin kulturor në këtë zonë të Europës e në veçanti pas shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze. Kjo ishte harta që Presidenti amerikan Uilson kishte në duar kur ai sanksionoi parimin e vetëvendosjes kombëtare, një parim që garantoi pavarësinë e Shqipërisë.

 Harta është mjaft interesante dhe në bazë të ngjyrave përcakton vendosjen në shumicë të popullsisë në bazë të etnicitetit dhe gjuhës së folur. Një specifikë e hartës, në lidhje me popullsinë shqiptare, është fakti i vendosjes me shumicë të plotë të shqiptarëve në Kosovë, në trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme dhe pjesë-pjesë në Serbinë e sotme, por nuk jep asnjë të dhënë për shqiptarët e Çamërisë.

 Sot, harta gjendet në Arkivin Britanik apo edhe në Bibliotekën Britanike në Londër, me përshkrimin e ministrisë së Luftës, si harta që u përdor nga Presidenti amerikan për të diktuar një realitet të ri botëror.

Screen-Shot-2017-09-22-at-11.11.jpgScreen-Shot-2017-09-22-at-11.10.jpgddf.jpg

Më shumë në këtë kategori: « BOMB-HISTORI: Me uniformë amerikane dhe mbi kalë, Enver Hoxha mori Beratin (FOTOT EKSKLUZIVE)
»
Article Logic
Execution time: 0.0039198398590088
array(1) { ["section"]=> string(57) "bomb-histori-harta-qe-shpetoi-shqiperine-ekskluzive-93461" }