BOMB-HISTORI: Rruga e Llogarasë, si u ndërtua në 90 ditë nga italianët (FOTOT 100 vjeçare)

Publikuar tek: dossier, më 07:10 22-10-2017 BOMB-HISTORI: Rruga e Llogarasë, si u ndërtua në 90 ditë nga italianët (FOTOT 100 vjeçare)

Erald Kapri per newsbomb.al

Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri. Por pak kush e di që atë rrugë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë. Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë. Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar. Por gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë. Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Fotografitë e rralla në Arkiv Britanik tregojnë rrugën e sapo ndërtuar si dhe ndërtimin e disa urave në dalje të Vlorës në vitet 1917-1918.

Po ashtu, italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes. Këto investime në infrastrukturë nga pushtuesit nuk ishin çudi, kjo për shkak se ndërtimi i tyre kishte avantazh ushtarak. Po ashtu, edhe mjaft investime të ngjashme bënë në veri edhe austro-hungarezët. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur i kohës dhe kishte shumë pak rrugë automobilistike. Vetëm në qeverisjen e mbretit Zog u bë e mundur që Shqipëria të ketë një rrjet disi të mjaftueshëm, të cilin ende e trashëgojmë sot. Ironia më e madhe qëndron se që në hapat e para të shtetit shqiptar, rrugët kanë qenë problemi thelbësor dhe ende sot rrugët dhe infrastruktura në tërësi janë një dobësi e madhe e shtetit shqiptar. 

large_000000-3_copy.jpg

1111111111111111111.jpg

er.jpg

large_000000-4_copy.jpg

large_000000-5_copy.jpg

large_000000-6.jpg

large_000000-5.jpg

large_000000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.12037110328674
array(1) { ["section"]=> string(101) "bomb-histori-rruga-e-llogarase-si-u-ndertua-ne-90-dite-nga-italianet-fotot-e-rralla-100-vjecare-96756" }