BOMB- HISTORI: Si spinuan çekët Kombinatin e Elbasanit, investimin më të rëndësishëm (DOKUMENTI)

Publikuar tek: dossier, më 11:17 31-01-2018 BOMB- HISTORI: Si spinuan çekët Kombinatin e Elbasanit, investimin më të rëndësishëm (DOKUMENTI)

Nga Çekia, Erald Kapri për newsbomb.al

Ndërtimi i Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit u konsiderua si investimi më i rëndësishëm i diktaturës komuniste i cili përfundoi në mesin e viteve 70.  Ky investim ngjalli kureshtjen e mjaft vendeve të tjera për shkak se për të u investuan edhe kinezët.

Një ndër shtet e interesuara për këtë ndërtim ishte edhe ish Çekosllovakia. Çekët ishte një ndër vendet më të industrializuara në ish lindjen komuniste dhe me Shqipërinë ruanin raporte të mira duke siguruar lëndë të parë në minerale. Ndërtimi i këtij kombinati u kthye në interes për ta e në veçanti për teknologjinë e përdorur nga ana e kinezëvë në Shqipëri.

Dokumenti i sotëm vjen për herë të parë nga arkivat të ish policisë sekrete të Çekosllovakisë të cilat sot janë të hapura për publikun në Pragë.

Nëpërmjet një udhëtari çek që kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1973, ata siguruan foto nga ndërtimi i Kombinatit të Elbasanit. Udhëtari çek informonte për avancimin e punimeve dhe për fotografinë e bëra në terren në mënyrë të fshehtë duke bërë të ditur si ai ishte gjithë kohës i survejuar nga Sigurimi i Shtetit, por që kishte arritur që fshehtash të kryente fotografitë pa u pikasur. Ky dokument i servirur nga studiuesit çekë tregon për interesin e kohës së ish shërbimeve sekrete komuniste për spiunazhin teknogjik.

Kombinati i Elbasanit i ndërtuar në mbi 160 hektarë, sot është kthyer në një bombë ekologjike për vendin për shkak të teknologjisë së dobët të përdorur. Sot vetëm një pjesë e vogël e tij është funksionale ndërsa paratë e hedhura për ndërtimin e tij nuk u kthyen kurrë në përfitim për ekonominë shqiptare. Ndërkaq, kostoja që në të ardhmen që shteti shqiptar do të ketë për të rehabilituar ndotjen dhe mjedisin do të jetë shumë e lartë.

IMG_0258.jpg

IMG_0257.jpg

IMG_0256.jpg

IMG_0255.jpg

dok.png

Më shumë në këtë kategori: « 16 FOTOT E RRALLA të Shkodrës pas lufte: Si u lanë 14 burra të pushkatuar në mes të rrugës
»
Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768
array(1) { ["section"]=> string(98) "bomb-histori-si-spinuan-ceket-kombinatin-e-elbasanit-investimin-me-te-rendesishem-dokumenti-108582" }