BOMB-HISTORI: Xhamia e vjetër, gurthemeli i Tiranës që i mbijetoi nazistëve por jo komunistëve (FOTOT)

Publikuar tek: dossier, më 09:56 12-11-2017 BOMB-HISTORI: Xhamia e vjetër, gurthemeli i Tiranës që i mbijetoi nazistëve por jo komunistëve (FOTOT)

Erald Kapri

Kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, i mungon gurthemeli i saj, Xhamia e Vjetër. E ndërtuar nga Sulejman Pashë Bargjini në fillim të shekullit 17-të, kjo xhami i mungon Tiranës. Xhamia konsiderohet nga studiuesit si ndërtesa e parë në Tiranë dhe kishte një arkitekturë unike. Ajo i mbijetoi çdo fatkeqësie apo lufte, por nuk i mbijetoi dot regjimit komunist, që vendosi ta shkatërrojë atë për të ndërtuar monumentin e Partizantit të Panjohur.

Xhamia e Vjetër e Tiranës u dëmtua shumë gjatë betejës së Tiranës në tetor-nëntor 1944. Pranë saj u bë një betejë e ashpër mes partizanëve dhe nazistëve. Ndonëse e dëmtuar, ajo qendroi në këmbë. Minarja e saj u prek shumë pak, ndërsa minarja e xhamisë tjetër, asaj të Et’hem beut u rrëzua. Por edhe pse ndërtesa më e vjetër në Tiranë, e cilësuar si gurthemeli i qytetit, qendroi në këmbë nga luftimet e ashpra, ajo nuk u restaurua por u shkatërrua nga komunistët për të ngritur aty një monument të shëmtuar të realizimit socialist.

Në kujtimet e mjaft udhëtarëve të huaj, si Edit Durmami, Tirana përshkruhej si qyteti i xhamive. Shumë pranë njëra tjetrës ishin disa xhami të cilat ngjallnin një kureshtje të madhe. Tirana e vogël kishte rreth 20 xhami në fillim të shekullit të 20-të. Historiani Agim Bardhi ka një studim të plotë e mjaft interesant për xhamitë e Tiranës.

Fotot e sotme që publikohen në newsbomb.al, janë shkrepur nga Majori Britanik Oliver në datën 16 Nëntor 1944 dhe tregojnë Xhaminë e Vjetër. Nëse ajo do mbijetonte, Tirana do kishte një thesar më shumë.

1-Xhamia e Vjetër e Tiranës, fotografuar në 16 Nëntor 1944 nga Majori Britanik Oliver

11.jpg

 

2- Xhamia e Vjetër e Tiranës, e fotografuar nga një kënd tjetër

 

22_copy.jpg

 

3-Xhamia e Et’hem Beut me minaren e shkatërruar, otografuar në 16 Nëntor 1944 nga Majori Britanik Oliver

 

33.jpg

 

4- Xhamia e Vjetër e Tiranës, fotografuar në fillim të shekullit të 20-të.

 

44.jpg

 

Më shumë në këtë kategori: « Si i mbijetoi Pallati Mbretëror bombardimit aleat, video e rrallë
Dokumentet sekrete: Si Argjentina dhe Afrika e Jugut tentuan grusht shteti në Shqipëri me ndërhyrjen e Vatikanit »
Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256
array(1) { ["section"]=> string(104) "bomb-histori-xhamia-e-vjeter-gurthemeli-i-tiranes-qe-i-mbijetoi-nazisteve-por-jo-komunisteve-fotot-99251" }