Bomba/ 'Anëtari i KPK ka falsifikuar dokumentet për të mbrojtur anglishten'

Publikuar tek: barometri, më 13:47 31-07-2018 Bomba/ 'Anëtari i KPK ka falsifikuar dokumentet për të mbrojtur anglishten'

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari në Grupin Palrlamentar të PD-së për çështje ligjore Gazmend Bardhi, dolën në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, vetëm pak minuta më parë.

 

Demokratët akuzojnë një nga komisionerët e vettingut, Lulzim Hamitaj, se nuk i plotëson kushtet për të kaluar vettingun.

Alibeaj thotë se Hamitaj ka falsifikuar dokumentat për mbrojtjen e gjuhës angleze të paraqitura pranë KPK .

Kjo vjen si pasojë se për të qënë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit duhet mbrojtja e gjuhës së anglishtes ,niveli B1.

Deputeti kërkon që Hamitaj të ballafaqohet me organet e prokurorisë dhe te kontrollojnë nëse Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e tij të mbrojtjes së anglishtes.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë.

Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi. Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:

Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1? Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje. Edhe një fakt tjetër. Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036022901535034
array(1) { ["section"]=> string(79) "bomba-anetari-i-kpk-ka-falsifikuar-dokumentet-per-te-mbrojtur-anglishten-129719" }