Bomba e Artan Hoxhës: Po punohet për identifikimin e “xhuxhit”, do arrestohet

Publikuar tek: barometri, më 08:11 26-10-2018 Bomba e Artan Hoxhës: Po punohet për identifikimin e “xhuxhit”, do arrestohet

Gazetari Artan Hoxha thotë se prokruroria po punon për identifikimin e personit me pseudonimin “Xhuxhi" nga dosja e grupit të Avdylajve.

 

Opozita deklaron se personi me nofkën “Xhuxhi” është kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili ka folur në telefon me Avdylajt për blerje votash. Sipas Fevziut, janë mbi 20 përgjime ku del kryebashkiaku i Durrësit në dosjen e prokurorisë. Dako nuk e ka mohuar të ketë folur në telefon me Avdylajt, por shprehet se këtë gjë e ka bërë për t'i falenderuar për kontributin në fitore, si me çdo qytetar tjetër durrsak që e ka mbështetur.

Deklarata e Hoxhës në emisionin "Opinion":

Do ketë arrestime të tjera. Mes atyre nofkave është edhe “Xhuxhi”. Burime nga grupi i hetimit, se unë i kam pyetur pse nuk është identifikuar dhe më kanë thënë: Ne po mundohemi ta identifikojmë këtë personin, dhe në momentin që do ta identifikojmë do lëshohet urdhër arresti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069689750671387
array(1) { ["section"]=> string(80) "bomba-e-artan-hoxhes-po-punohet-per-identifikimin-e-xhuxhit-do-arrestohet-139145" }