“BOMBA” e BALLËS: PD e ka paguar “Bashkëpunëtorin X”. Skemë e pastër kriminale dhe mafioze. Situata është e rrezikshme (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 19:22 17-05-2018 “BOMBA” e BALLËS: PD e ka paguar “Bashkëpunëtorin X”. Skemë e pastër kriminale dhe mafioze. Situata është e rrezikshme (E PLOTË)

Në një deklaratë për media, kreu i Grupit Parlamenar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur akzua të forta ndaj Partisë Demokratike lidhur me dëshminë e Albert Veliut, i njohur si “Bashkëpunëtori X” në përgjimin e Agron Xhafajt.

Balla ka thënë se Veliu është paguar nga Partia Demokratike ndërsa e ka quajtur atë një mashtues të dënuar disa herë.

Balla tha se kjo është një sekëm e rëndë kriminale-mafioze e Partisë Demokratike që është shndërruar në një organizatë të rrezikshme mafioze.

Balla i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë sa më parë dhe sa më shpejt.

DEKLARATA:

Kemi parë që lufta politike ndërmjet krahëve politik shqiptar ka shkuar në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por asnjëherë nuk ishte parë që një parti të humbiste arsyen sa të përfshihej në një skemë të pastër kriminale mafioze.

Sinqerisht deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të intrigantëve të ndryshme kishin shfrytëzuar interesin legjitim të opozitës për të denoncuar fakte nga më të ndryshmet që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

Kemi menduar se aniviteti i lidershipit të partisë demokratike ka bërë që kjo parti të përfshihet në një skemë të pastër të shantazhit.

Ajo çka nodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik ndërmjet tij dhe vëllati të ministrit të Brendshëm, është tregues i shndërrimit të PD në një organizatë të rezikshme që përdor forma mafioze.

Rezulton se Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të realizuar. Me të cilën ka shpresën e fundit të ndikojë vendimarrjen e BE për hapjen e negociatave.

Nuk ja vlen fare të merresh me njeriun që pa e njohur fare, duket që është një mashtrues i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Si mundet që një parti politike në një vend europian të ketë këtë sjellje me ligjin, dhe me institucionet. Si ka mundësi që një parti politike të përfshihet në inskenime të tilla mafioze. Deklaroj sot se Partia Socialiste do t’i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit të prodhuar në zyrat e PD.

Situata është tepër e rrezikshme, ky person ose duhet të merret menjëherë i pandehur, ose meqënëse PD e kërkon dëshmitarin e vet, ai duhet të merret në mbrojtje. Madje për dijeninë tuaj edhe e kanë paguar, madje kanë tentuat ta largojnë jashtë territorit të vendit.

Jemi përpara një skandali tepër të madh ligjor dhe politik. Ne duam t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund. Pse PD ka frikë të shkojë në Prokurori. Personat përgjegjës për këtë inskenim të turpshëm duhet të shkojnë para përgjegjësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044548511505127
array(1) { ["section"]=> string(126) "bomba-e-balles-pd-e-ka-paguar-bashkepunetorin-x-skeme-e-paster-kriminale-dhe-mafioze-situata-eshte-e-rrezikshme-e-plote-121143" }