“Bomba” e Klodian Duros, nxjerr sheshit “të palarat” dhe tallet keq me Gjicin

Publikuar tek: sport, më 09:41 29-08-2016 “Bomba” e Klodian Duros, nxjerr sheshit “të palarat” dhe tallet keq me Gjicin

Debati mediatik mes Klodian Duros dhe presidentit të Kukësit Safet Gjici nuk mbetet vetëm në shtypin e shkruar, por ish-trajneri i Kukësit, i cili i dhuroi trofeun e parë kësaj skuadre. Duro bën një deklaratë "bombë" në rrjetet sociale, duke treguar dhe detaje të tjera që kërkon të ulë presidentin e ish-skuadrës së tij.

Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale, Duro flet për karrierën e tij dhe për dëshirat që nuk i plotësoi Gjicit, ku më kryesorja është ajo që nuk u shkarkua dot si trajner. Për më tepër, ai tregon dhe çelësin e suksesit, që sipas tij te Kukësi nuk e arrijnë dot sepse ka spiunë.

"Si futbollist kam bërë gola dhe eurogola, por dhe si trajner e nisa me eurogol. Futbolli është lojë grupi dhe unë bëra grupin prej 24 futbollistësh që do ta fusnin Kukësin në grupet e Europa League. Profesionalizmi në Shqipëri do dhe pak kohë që të vijë, unë u mundova ta sjell si risi".

"Ç'është ai staf që nuk bën asnjë punë, por vetëm di të jetë spiun".

"Në Shqipëri sa do i zoti të jesh nëse nuk je servil, dukesh si Mourinho. Sa për ofertat një ma bëri vetë Gjici, por nuk e pranova. Unë e kuptoj fare mirë, i ka mbetur peng që nuk më hoqi dot. Më vjen keq që nuk ia dhurova atë kënaqësi".

"Ëndrrat e mia në futboll unë i realizova dhe një ëndërr Kukësit ia plotësova, Kupën e parë ia dhurova. Dashtë Zoti, ëndrrën tjetër për të dalë kampion Gjici e realizon, Duro atëherë një karrige Vitra ia dhuron sepse e meriton".

Dhe në fund ironia e Duros për Gjicin është kjo: "Karrige Vitra me 30 vjet garanci @durodesign siç nuk e ka njeri në Shqipëri!".

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus nuk ndalet, bardhezinjtë vijojnë sukseset
De Biasi del në konferencë dhe bën publike ndryshimet në kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.024887084960938
array(1) { ["section"]=> string(78) "bomba-e-klodian-duros-nxjerr-sheshit-te-palarat-dhe-tallet-keq-me-gjicin-51159" }