'Bomba' për përjashtimin me 10 vite, Skënderbeu qetëson tifozët: S’KA ASNJË VENDIM (DEKLARATA)

Publikuar tek: sport, më 16:29 15-02-2018 'Bomba' për përjashtimin me 10 vite, Skënderbeu qetëson tifozët: S’KA ASNJË VENDIM (DEKLARATA)

Ditën e sotme në media doli lajmi se UEFA ka dënuar Skënderbeun duke e përjashtuar nga Kupat e Europës për 10 vitet e ardhshme.

Shkak mendohej se janë bërë ndeshjet e dyshuara si të trukuara. Sakaq, reagon klubi i Skënderbeut i cili hedh poshtë lajmin për vendim.

Sipas një reagimi në faqen zyrtare, thuhet se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut dhe se dokumenti i publikuar nuk është vendim por kërkesë për gjykim.

DEKLARATA E PLOTË:

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.

Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për shtyp

28109724_1722500501142379_1912930505_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA plas 'BOMBËN', 10 vite përjashtim për SKËNDERBEUN
Fama e Tiranës shkon deri në Australi, mediat u bëjnë 'jehonë' dy lojtarëve bardheblu (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.017524003982544
array(1) { ["section"]=> string(95) "bomba-per-perjashtimin-me-10-vite-skenderbeu-qeteson-tifozet-s-ka-asnje-vendim-deklarata-110359" }