“Bomba” pritet të plasë edhe në Shqipëri, Paloka paralajmëron Ramën për përgjimet

Publikuar tek: politike, më 20:07 12-02-2015 “Bomba” pritet të plasë edhe në Shqipëri, Paloka paralajmëron Ramën për përgjimet

Skenari maqedonas për publikimin e përgjimeve nga opozita tw kryera nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe Shërbimi i Inteligjencës i emërtuar si “Bomba”, mund të përsëritet në Shqipëri.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Edi Paloka ka paralajmëruar sot kryeministrin Edi Rama për publikimin e dokumentave të shërbimeve të huaja, ku janë përgjuar telefonat e tij. Sipas Palokës, përballja e tij me Ramën në gjyq nuk do të jetë një shfaqje.

“Për gjyqin po i them të përgatitet. Nuk do të jetë shoë siç e mendon ky zotëria. Të sjelli në gjykatë tabulatet e telefonave. Të përgatitet t’i përgjigjet dokumentave të shërbimeve të huaja, ku janë përgjuar telefonat e këtij që sot është kryeministër. Të pergatitet të bëjë ekspertiza fotosh për lidhjet e tij. Po ia bëjë favor se kujton se do të shkojmë për shoë në atë gjyq.Të përgatitet tu jap përgjigje akuzave të drejtuesve të policisë. Dhe për testin e drogës do të ishte mirë ta bënte sot”, ka thënë Paloka në Kuvend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla – Berisha , replika të forta në parlament
Parlamenti votoi "pro" arrestimit të Frrokut, Rama nuk mori pjesë »
Article Logic
Execution time: 0.023337125778198
array(1) { ["section"]=> string(83) "bomba-pritet-te-plase-edhe-ne-shqiperi-paloka-paralajmeron-ramen-per-pergjimet-3185" }