“BonBon” i Era Istrefit kap shifrën e 100 milion shikimeve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:23 14-07-2016

Super hiti i Era Istrefit ka arritur të kapë shifrën e 100 milion shikimeve në kanalin muzikor në internet, “Youtube”.

“BonBon” ka rezultuar një sukses i vërtetë ndërkombëtar që i hapi edhe dyert e tregut botëror Erës. Tashmë këngëtarja ka njoftuar se është duke punuar për një album të ri në anglisht dhe për të është duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës si Sia.

Por “BonBon” nuk është kënga shqiptare me më shumë shikime në “Youtube” pasi rekordi mbahet nga “Të ka lali shpirt” i Silva Gunbardhit me mbi 203 milion shikime. Megjithatë, me ritmin që ka “BonBon” pritet që shumë shpejt të jetë ajo kënga shqip më e klikuar në internet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039744138717651
array(1) { ["section"]=> string(62) "bonbon-i-era-istrefit-kap-shifren-e-100-milion-shikimeve-46633" }